Futboll Sport

ZYRTARE/ Sulmuesi Ibraimi mbetet në Superiore, pritet të zbresë në fushë me kryeqytetasit…

Agim Ibraimi do të vazhdojë karrierën e tij në Kategorinë Superiore. Ashtu siç pritej, sulmuesi i cili i dha lamtumirën Kukësit duke mos rinovuar me klubin verilindor, ka zgjedhur që të bëhet pjesë e një tjetër klubi në elitën e futbollit shqiptar.

Pak orë pasi u zyrtarizua “divorci” i tij me Kukësin, u bë zyrtare edhe firma e sulmuesit me klubin e Dinamos, me të cilin kishte qenë në bisedime prej disa javësh. Ka qenë vetë skuadra kryeqytetase ajo që ka bërë të ditur për nënshkrimin e një akordi mes palëve dhe se që nga dita e nesërme ai do të vihej nën urdhrat e Bledi Shkëmbit në përgatitjet për sezonin e ri.

“Futboll Klub Dinamo zyrtarizon afrimin e radhës, Agim Ibraimi.

Mesfushori 32-vjeçar me një karrierë të pasur jashtë vendit dhe së fundmi një eksperiencë në Superiore, bashkohet nesër me skuadrën për t’u vënë nën urdhrat e trajnerit Shkëmbi”, shkruhej në njoftimin në rrjetet sociale të bluve që po shtonë radhët e tyre me elementë shumë cilësorë duke bërë të qartë se do të nisin edicionin me synime madhore.

Related posts

“Realizova tre gola dhe ai më kritikoi se humba tetë topa”

Q.Autor

E BUJSHME/ Rei Manaj drejt rikthimit në Serinë A, zbulohet ekipi ku mund të transferohet sulmuesi i Kombëtares

Delo.autor

VIJOJNË PUNIMET ME RITME TË LARTA/ “Arena Kombëtare” drejt përfundimit, ja pamjet brenda stadiumit (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment