Bundesliga Futboll Sport

YJET LARGOHEN NGA ANGLIA/ Bayern përgatit “vjedhjen” e radhës tek…

Jadon Sancho, Brahim Diaz apo Reiss Nelson janë vetëm tre nga talentet më premtues për të ardhmen që vendosen të largohen nga Anglia për të vijuar karrierën e tyre në klube të tjera edhe pse kanë qenë pjesë e skuadrave më të forta në Premier League.

Chelsea po ndesh probleme me talentin e tyre, Callum Hudson-Odoi, që ka refuzuar një kontratë 5-vjeçare të ofruar sezonin e kaluar. Këtë vit, 18-vjeçari ka patur më shumë hapësirë për t’u aktivizuar por ai kërkon të luajë rregullisht.

Trajneri Sarri foli publikisht duke theksuar se ardhmja e talentit është në Angli dhe Chelsea do i japë më shumë hapësirë kur të vijë momenti i duhur, por deri tani trajneri shpjegoi se ai do jetë në stol sepse nuk mund të luajë me tre sulmues krahu.Bayern Munich e ka ndjekur me kujdes situatën e talentit dhe është futur zyrtarisht në negociata me Chelsean. Oferta e parë ishte afërsisht 35 milionë euro, por kjo u hodh poshtë nga Abramovich. Duke parë që lojtari ka shfaqur interes të largohet bavarezët kanë ngritur ofertën duke dhënë 40 milionë euro.

Hudson-Odoi luan në kombëtaren e Anglisë, aty ku janë aktivizuar edhe Sanco e Nelson që kanë shkuar në Gjermani dhe po shkëlqejnë, kjo ide e tundon anglezin dhe po ushtron presion që të largohet, tani e ka në dorë vetë Chelsea nëse do pranojë ofertën e Bayern apo do e mbajë deri sa t’i skadojë kontrata.

Related posts

ÇDO VAJZË DO E ADHURONTE/ Cristiano Ronaldo i përgatit surprizën më të bukur Georginës (FOTOT)

Delo.autor

 Zvicra “shpërfill” kontributin financiar të shqiptarëve për Xhakën dhe Shaqirin…

Isa.Autor

E BUJSHME/ Nuk ka më vend te Rangers, Grezda drejt huazimit

Delo.autor

Leave a Comment