Futboll Seria A Sport

YLLIT KROAT NJË HAP LARG ARSENALIT/ Marotta shet Perisic, por me një kusht

Janë orë të nxehta në shtëpinë e Inter, sa i përket merkatos. Beppe Marotta është intensivisht i angazhuar për të vendosur mbi atë që do të jetë e ardhmja e Ivan Perisic.

Sipas atyre që konfirmon vetë administratori i deleguar zikaltër, futbollisti kroat ka kërkuar largimin nga Inter. Ishte pikërisht para ndeshjes së të dielës ndaj Torinës, kur Marotta qartësoi situatën.

“Shumë futbollistë kërkojnë transferimin, është një situatë me të cilën duhet të bashkëjetojnë shumë klube. Perisic ka shprehur këtë dëshirë dhe ne duhet ta kënaqim duke respektuar ama vlerën financiare që futbollisti ka për klubin. Nëse ai do të qëndrojë, atëherë do të jetë detyra jonë që t’i japim motivimin e duhur”, deklaroi Marotta.

Referuar raportimeve nga mediat italiane dhe ato angleze, drejtuesit e klubit të Arsenal, shumë të interesuar për kroatin, kanë propozuar një ofertë ekonomike prej 5 milionë euro për huazimin e lojtarit, plus 40 milionë të tjera për blerjen e kartonit.

Ndërkohë, Inter mund të pranojë ofertën e huazimit, por me kusht që të përfshihet klauzola e detyrimit të blerjes së Perisic nga Arsenal, nëse kroati do të aktivizohet për një numër të caktuar ndeshjesh deri në përfundim të sezonit.

Related posts

Ka një lumë ofertash për të, Monchi sqaron situatën e Alisson

Q.Autor

Nga Ancelotti tek Ranieri, njihuni me katër kandidatët për stolin e Italisë

Q.Autor

JUVENTUS KUNDËRPËRGJIGJET/ Dybala shënon golin e barazimit me penallti (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment