Futboll Sport

ZBULON PRAPASKENËN/ Mancini: Balotelli s’më kërcënoi, por…

Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, është kthyer të flasë për sherrin e famshëm me Mario Balotelli-n në kohën e Manchester City-t.

“Atë mëngjes Sinclair u kthe në fushë pas një mungese të gjatë për shkak dëmtimi dhe para ndeshjes stërvitore kisha lajmëruar të gjithë që të bënin kujdes ndaj tij”, ka thënë Mancini.

“Ka kaluar një minutë dhe Mario, i cili nuk është shumë i vëmendshëm, i bën një ndërhyrje si të ishte një ndeshje zyrtare. në atë moment kam ndalur stërvitjen dhe i kam thënë ‘Shko në dush, je stërvitur mjaft për sot dhe meqë nuk përmbahesh dot…’. Ai ka thënë se kishte dëshirë të luante, se do të tregohej më i kujdesshëm, por unë nuk doja të rrezikoja dhe kam filluar ta shtyj. Sigurisht, isha edhe pak i zemëruar”.

“Problemi është se Mario është i madh, nuk është e lehtë ta lëvizësh. Ai ka bërë vetëm rezistencë dhe nuk është kundërpërgjigjur në asnjë moment në mënyrë kërcënuese, apo fyese. Nuk ishte një sherr, sepse vetëm unë jam i zemëruar në atë moment. Atij i vjen keq se nuk mund të luajë”.

Related posts

Mbrojtësi i JUVES ndihet i tepërt/ MILANI gati ta “rrëmbejë”. Ja formula e transferimit

Isa.Autor

Barcelona, 35 ndeshje pa humbje – 3 larg rekordit historik

Q.Autor

Rikthehet UEFA Champions League, Paris Saint-Germain pret Real Madridit

Q.Autor

Leave a Comment