Futboll Sport

U GODIT ME PLUMB NË KOKË/ Dalin detaje të reja nga vrasja e liderit të ultrasve të Lazios

Ekipi i Lazios është zi, pasi lideri i tifozëve ultras, Fabrizio Piscitelli, i njohur me nofkën Diabolik, është vrarë në një pritë në Romë

Incidenti ndodhi në lagjen Uscolana, në Parco degli Acquedotti, kurse është raportuar se ai është goditur me një plumb në kokë.

Ai nuk ishte i panjohur për policinë jo vetëm për shkak të pozicionit të tij si ultras, por edhe për atë se ishte një diler i drogës.

Ditën e sotme hetuesit kanë dhënë disa detaje, në lidhje si mund të jetë kryer ky akt mafioz.

Hetuesit thonë se Diabolik mund të jetë futur në kurth, pasi ai në park priste dikë.

Sipas tyre, ky veprim ka qenë i studiuar mirë dhe është kryer nga “vrasës ekspert”.

Picitelli është thirrur nga dikush në “Parco degli Acquedotti“  dhe më pas është vrarë.

Udhëheqësi i tifozëve të Lazios kishte shumë armiq në biznesin e drogës, një ndër to është ai Shqiptar, deklaronin hetuesit.

Related posts

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Kukësi. Rezultati 0-0

Delo.autor

LOFTUS-CHEEK BËHET “DJALL”/ Kryen vizitat mjekësore. Milani në treg dhe për një “bomber”

F.autor

“JAM KTHYER ME DËSHIRË TË MADHE”/ Rakitic prezantohet te Sevilla dhe “thumbon” Barcelonën!

Delo.autor

Leave a Comment