Futboll Premier League Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ ​Piloti i aeroplanit të zhdukur nuk ishte i licencuar

Piloti i aeroplanit të zhdukur, me të cilin po udhëtonte futbollisti i Premierligës, Emiliano Sala, nuk kishte licencë për të drejtuar aeroplanë me pasagjerë, pasi që licenca e tij ishte e vlefshme vetëm për udhëtime private.
Aeroplani, i drejtuar nga piloti David Ibbotson, po udhëtonte nga Nantes në Cardiff dhe u zhduk pasi e humbi kontaktin me qendrën Casquets për kontrollin e trafikut ajror, rreth 13 kilometra larg ishullit Guernsey të Britanisë së Madhe, transmeton Gazeta Express.

Ibbotson, 59-vjeçar, i kishte dërguar një mesazh një miku të tij para këtij udhëtimi se ai nuk është shumë i mirë në kontrollimin e sistemit të atij lloji të aeroplanit. Për më tepër, Administrata Federale Aviacionit ka bërë të ditur se ai ishte i licencuar vetëm për udhëtime private dhe nuk i lejohej të drejtonte aeroplanë me pasagjerë.

Për të marrë licencën e pilotëve të aeroplanëve komercialë, nevojitet më shumë trajnim. Për shkak të mungesës së orëve të stërvitjes, Ibbotson ishte licencuar vetëm si pilot privat dhe nuk kishte të drejtë të drejtonte aeroplanë me pasagjerë të cilët paguajnë për udhëtim.

Kërkimi për sulmuesin argjentinas, i cili u transferua te klubi i Premierligës javën e kaluar, dhe pilotin përfundoi të enjten, pasi që policia e Guernsey vendosën të mos e vazhdojnë këtë proces për shkak se nuk gjetën asnjë shenjë të aeroplanit gjatë tri ditëve të kërkimit.

Policia kanë bërë të ditur se ka shumë pak mundësi që Sala dhe piloti të kenë shpëtuar. Sala kishte udhëtuar me të njëjtin aeroplan edhe për udhëtimin e tij nga Cardiffi në Francë dhe sapo kishte zbritur, u kishte thënë miqve dhe ish-bashkëlojtarëve të tij se udhëtimi nuk kishte qenë i rehatshëm.

Kur e nisi udhëtimin për t’u kthyer te klubi i tij i ri, Sala i dërgoi mesazh miqve të tij duke i thënë se aeroplani ishte duke i bërë disa zhurma të çuditshme. Disa media angleze raportuan se aeroplani e kishte pasur të vështirë edhe të nisej dhe kishte provuar katër apo pesë deri sa më në fund ishte nisur.

 

 

Related posts

Sot është finalja, formacionet e mundshme Francë – Kroaci

Sadik.Autor

MANCHESTER UNITED-LIVERPOOL/ Sfidë mes bomberave, betejën e Britanisë do ta vendosin Ronaldo e Salah

Delo.autor

Kroos i dhuroi fitoren Gjermanisë, FIFA merr vendimin e rëndë për “panzerat” pas këtij skandali

Sadik.Autor

Leave a Comment