Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILANO SALA/ Motra shpreson që do të gjendet vëllai i saj: Ai nuk do të dorëzohet…

Motra e lojtarit të zhdukur të Cardiff Cityt, Emiliano Salas, duke qarë kërkoi nga policia që të mos i ndalin kërkimet derisa ta gjejnë vëllain e saj, i cili është zhdukur që katër ditë.
Roma Sala beson se vëllai I saj dhe piloti i aeroplanit, David Ibbotson, që u zhdukën të hënën në mbrëmje, mund të jenë ende gjallë.

Kërkimi për sulmuesin argjentinas, i cili u transferua te klubi i Premierligës javën e kaluar, përfundoi të martën, pasi që policia e Guernsey vendosën të mos e vazhdojnë këtë proces pasi që nuk gjetën asnjë shenjë të aeroplanit gjatë tri ditëve të kërkimit.

“Ju lutem, ju lutem, ju lutem mos e ndaloni kërkimin. Nga thellësia e zemrën time e di se Emiliano është një luftëtar dhe ai dhe piloti janë diku në mes të kanalit. Ata nuk do të dorëzohen, kështu që ju lutem mos i ndalni kërkimet”, ka thënë Romina Sala.

Policia kanë bërë të ditur se ka shumë pak mundësi që Sala dhe piloti të kenë shpëtuar. Aeroplani i tyre po udhëtonte nga Nantes në Cardiff dhe u zhduk pasi e humbi kontaktin me qendrën Casquets për kontrollin e trafikut ajror, rreth 13 kilometra larg ishullit Guernsey të Britanisë së Madhe.

Sala kishte udhëtuar me të njëjtin aeroplan edhe për udhëtimin e tij nga Cardiffi në Francë dhe sapo kishte zbritur, u kishte thënë miqve dhe ish-bashkëlojtarëve të tij se udhëtimi nuk kishte qenë i rehatshëm.

Kur e nisi udhëtimin për t’u kthyer te klubi i tij i ri, Sala i dërgoi mesazh miqve të tij duke i thënë se aeroplani ishte duke i bërë disa zhurma të çuditshme. Disa media angleze raportuan se aeroplani e kishte pasur të vështirë edhe të nisej dhe kishte provuar katër apo pesë deri sa më në fund ishte nisur.

 

 

Related posts

PANIK TE BARCELONA/ Trajneri Koeman: Nuk e di nëse Messi do të qëndrojë!

Delo.autor

Pothuajse zyrtare: Messi gati të nënshkruajë kontratën me 100 milionë euro në sezon

Q.Autor

NGA BAKAJ TEK HASANI/ Ja lista e lojtarëve të pranishëm në stërvitjen e parë të Dinamos…

Delo.autor

Leave a Comment