Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Lokalizohet vendndodhja e avionit ku humbi futbollisti (FOTO)

Autoritetet britanike njoftuan të sot se ata do të rifillojnë kërkimin e avionit me të cilin Emiliano Sala dhe pilotin David Ibbotson po udhëtonin nga Nantes drejt Cardiff-it.

Shkak është bërë gjetja e dy ulëseve të një avioni (të ngjashëm me avionin e zhdukur) në det, në Veri të Francës, në territorit e zonës së quajtur Normandie.

Ne kemi angazhuar një motor kërkimi të specializuar për të ndërmarrë kërkime nënujore në shtratit të detit,- tha në një deklaratë Agjencia Britanike për Hetimin e Aksidenteve Ajrore (AAIB).

IAAB bëri me dije se kërkimet do të fillojnë vetëm në fund të kësaj jave për shkak të kushteve të këqija të motit dhe të detit.

Kujtojmë që më datë 21 janar u zhduk avioni i tipit Piper PA-46 Malibu, me dy persona në bord, futbollistin e Cardiff, Emiliano Sala dhe pilotin, David Ibboston.

Related posts

EKIPI ITALIAN LUFTON PËR MBIJETESË/ 1500 “Ultras” djegin transfertën (VIDEO)

Delo.autor

“MUND TË KISHTE NDËRRUAR JETË NËSE…”/ Bie në fushë pa ndjenja, lojtari në gjendje të rëndë. Goditet arbitri sepse…

Delo.autor

TJETËR TEST MIQËSOR PËR SKËNDERBEUN/ Korçarët hasin vështirësi edhe ndaj skuadrës së Kategorisë së Parë

Delo.autor

Leave a Comment