Futboll Premier League Sport

“FRIKA QË KISHA ISHTE SE PO HUMBJA GJITHÇKA”/ Mbrojtësi Maguire: Tani po përmirësohem dhe mezi po e pres…

Harry Maguire ka folur për herë të parë pas dëmtimit të tij në kavilje dhe jep sinjale pozitive për riaftësimin e tij në kohë për Europianin.

Qendërmbrojtësi i Mançester Junajtidit u lëndua në ndeshjen e Premier Ligës kundër Aston Vilës më 9 maj dhe nuk është rikthyer ende në stërvitje. 28-vjeçari ishte në dyshim për turneun e kësaj vere, por trajneri Garet Sauthgejt vendosi ta grumbullojë në listën finale me 26 emra që shpalli ditën e martë.

Tekniku i “Tre Luanëve” tha se është i pasigurt nëse Maguire do të jetë gati për ndeshjen e parë të ishullorëve në Europian kundër Kroacisë më 13 qershor. “Frika që kisha ishte se po humbja gjithçka”, tha Maguire për “The Sun”.

“E dija që ishte një dëmtim i keq. Kur mora rezultatet e skanerit e dija se nuk kisha gjasa që të rikuperohesha për finalen e Ligës së Europës, por ne nuk donim ta përjashtonim kurrë. Kërceja nga krevati për të peshuar në kavilje, diçka që nuk duhet ta kisha bërë, për ta testuar nëse kisha ende dhimbje.

Çdo mëngjes zgjohesha me shpresën se dhimbja do kishte ikur, por fatkeqësisht nuk ishte e thënë. E dija që të isha titullar në finalen e Ligës së Europës ishte e pamundur, por shpresoja të luaja disa minuta. Megjithatë, nuk ishte e mundur. Përpara finales, nuk mund të vrapoja ende, por tani po përmirësohem dhe mezi po e pres Europianin”.

Related posts

Barça-Umtiti, ka njëfarë progresi për të arritur rinovimin

Sadik.Autor

FITORE KAMPIONËSH/ Skuadra e trajnerit Shehit mposht Teutën dhe e zbret nga “froni”

Delo.autor

BOTA NË KAOS PREJ KORONAVIRUSIT/ Tare: Sezoni duhet të përfundojë edhe për respekt të viktimave

Delo.autor

Leave a Comment