Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Policia nuk do ta kërkojë më lojtarin, fillojnë ankesat ndaj këtij vendimi (FOTO)

Klubi francez, Nantes, ka kërkuar që kërkimi për aeroplanin e zhdukur, me të cilin po udhëtonte ish-lojtari i tij, Emiliano Sala, të vazhdojë edhe më tutje, pasi që beson se ende ka gjasa që argjentinasi të gjendet i gjallë.
Aeroplani, me të cilin Sala po udhëtonte nga Nantes në Cardiff, u zhduk të hënën, pasi e humbi kontaktin me qendrën Casquets për kontrollin e trafikut ajror, rreth 13 kilometra larg ishullit Guernsey të Britanisë së Madhe, transmeton Gazeta Express.

Policia Guernsey, e cila është përgjegjëse për këtë kërkim, njoftoi dje se kërkimet nuk do të vazhdojmë më. Kërkimi kishte zgjatur nga e marta në mëngjes deri dje në orën 16:00, mirëpo policia nuk kishte gjetur asnjë shenjë.

Për shkak të mungesës së shenjave, piloti kërkuar kishte bërë të ditur se gjasat që Sala dhe piloti të gjenden të gjallë janë pothuajse zero. Për këtë arsye, më vonë policia kishte vendosur që kërkimi të ndalet.

Megjithatë, ish-klubi i Salas, i cili javën e kaluar ishte transferuar në Cardiff City, nuk dëshiron që të dorëzohet dhe ka kërkuar që policia ta vazhdojë punën.

“Nantes ka mësuar se kërkimet për aeroplanin e zhdukur janë ndalur. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Klubi dhe tifozët e klubit kërkojnë dhe kërkimi për Emiliano Salën të vazhdojë. Të gjithë së bashku për Emin!”, shkruan Nantes në Tëitter.

 

 

Related posts

E ÇUDITSHME/ Napoli i ri i trajnerit Carlo Ancelottit “lind” në një jaht

Isa.Autor

KLUBI AMERIKAN FRIKËSON MILANIN/ LA Galaxy shfaq emrin e ri në mesfushë, Ibra e…

Isa.Autor

Gjoba për “shqiponjat”, 27 mijë dollarë për një ditë!

Isa.Autor

Leave a Comment