Futboll Sport

E BUJSHME/ Ylli i Serisë A si kalë Troje, drejt Juventusit në merkaton e janarit për 50 milionë euro

Juventusit i shënoi në minutën e 96-të në për balljen me Lacion në sezonin e kaluar, ndërsa në katër transfertat e fundit ka shërbyer katër asitet.

MILINKOVIC SAVIC

Ndoshta Sergej Milinkoviç-Saviç po përjeton momentin më të mirë sezonal, por në prag të ndeshjes të së dielës në 20:45, ai rikthehet protagonist i zërave të merkatos.

Transferimi te Juventusi praktikisht vjen rishtazi në modë, por momenti është delikat pasi bardhezinjtë ndaj kryeqytetasve luajnë pikërisht për një vend si ndjekësja më e afërt e Napolit.

 

 

Gjithmonë nëse Milani nuk bën detyrën ndaj Fiorentinës.

SITUATA – MilinkoviçSaviçit i skadon kontrata me Lacion më 30 qershor të 2024. Klubi do të donte rinovimin, por 27-vjeçari dëshiron një përvojë të re pas gjashtë vitesh bardhekaltër.

Çështje ambiciesh, por edhe milionash. Lacio vështirë se mund t’i ofrojë një rinovim me më shumë se 4 milionë euro në sezon.

Lojtari aktualisht përfiton 3 dhe do të donte të paktën pesë.

Provën e cilësisë vazhdon ta japë sa herë zbret në fushë, ndaj gjuha me klubin nuk duket se mund të gjendet edhe aq lehtë. Në lojë pritet të futet Juventusi, nëse nuk e ka bërë ende.

Bardhezinjtë janë përmendur shpesh si destinacion për serbin dhe lëvizja mund të ndodhë që në janar.

Zërat në këtë drejtim i fryn akoma më shumë prania e Matea Kezhmanit në Torino.

Menaxheri i Saviçit pritet në fundjavë në epiqendrën piemonteze me pretekstin për të parë Juve-Lacio, ndërkohë që media të ndryshme raportojnë se do të ketë bisedime për një transferim të mundshëm në oborret e “Zonjës së vjetër”.

Më diçka më shumë se një vit kontratë, Lacio vështirë se mund të pretendojë të arkëtojë 70-80 milionë euro, teksa akordit mund t’i vihet vula për 50 milionë euro plus ndonjë bonus.

Related posts

Balotelli “zbeh” thashethemet, zgjedh skuadrën e tij të ardhshme

Sadik.Autor

MUNGONTE NJË LOJTAR/ I biri thërret SCHOLES: Legjenda luan në kategorinë e 11-të

Isa.Autor

PAS HUMBJES NË DERBI NDAJ INTER/ Pioli: Handanovic nuk priste kaq shumë prej kohësh, java më e keqe e sezonit

Delo.autor

Leave a Comment