Ekskluzive Futboll Sport

ZHDUKJA E EMILIANO SALAS NË AKSIDENTIN AJROR/ Si e mbështesin futbollistët. Nga MESSI tek…

Zhdukja e Emiliano Salas ka lënë ankth futbollin botëror.

Kjo pasi nuk dihet ende fati i futbollistit argjentinas i cili sapo kishte nënshkruar kontratën me skuadrën e Cardifit të Anglisë.

Janë bërë më shumë se tre ditë nga kërkimet për futbollistin Emiliano Sala dhe shumë hipoteza janë ngritur rreth fatit të futbollistit por ende nuk ka një rezultat përfundimtar.

Futbollistët, kolegët dhe dashamirësit e tij kanë shprehur lutjet e tyre për gjetjen e Salas. Duket sikur të gjithë thonë njëzëri: Jemi me sytë nga qielli!

Lionel Messi

Leo Messi ndau në rrjetet e tij sociale një mesazh mbështetjeje për bashkatdhetarin e tij, Emiliano Sala, i cili u zhduk të hënën mbrëma, ndërsa po kalonte kanalin e Anglisë (La Manche) me fluturim ajror për në Cardiff.

Përmes llogarisë së tij në Instagram, iu bëri thirrje shërbimeve të hetimit që të rifillojnë kërkimet për bashkatdhetarin e tij, përderisa mbetet ende një fije shprese:

“Përderisa ekzistojnë mundësitë, një fije shprese, ju lutemi mos ndaloni për gjetjen e Emilianos. Unë po lutem me të gjithë forcën për familjen dhe miqtë e tij”.

Ermir Lenjani

Ermir Lenjani ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Sionin në pjesën e parë të sezonit, ku edhe ka marrë rolin e sulmuesit, duke e udhëhequr me gola dhe asiste. Njohja dhe afrimiteti me argjentinasin në periudhën kur kanë luajtur bashkë te Nanta, ka bërë që shqiptari ta përjetojë keq lajmin për zhdukjen e tij. “Jam i pafuqishëm. Nuk e besoj dot ende që është e vërtetë diçka e tillë”, ka thënë futbollisti i Kombëtares për “Blick”, teksa ka lënë përpara kohe stërvitjen. Raportet njerëzore janë të rëndësishme, sidomos në momente kur bëhet fjalë për humbje drastike, ndaj edhe për futbollistin kuqezi është koha që Sala të kujtohet për meritat dhe cilësitë që ka pasur.

Paolo Dybala

Sulmuesi i Juventusit, Paulo Dybala ka reaguar në lidhje me zhdukjen e futbollistit argjentinas, Emiliano Sala. Përforcimi i ri i Cardiff Cityt është zhdukur në fluturim nga Nantes në Uells nga dita e hënë. Policia ka shpallur të mbyllur kërkimin që nuk ka sjellë asnjë gjurmë të aeroplanit ku ishin Sala dhe piloti.

Por, Dybala bëri një kërkesë të cilën e publikoi në Twitter.

“Mos e ndalni kërkimin”, ka shkruar Dybala mbi fotografinë e Sala.

Unai Emery

Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, i cili ishte përballur me Sala gjatë kohës sa ishte menaxher i PSG, ka folur për zhdukjen e sulmuesit gjatë konferencës për shtyp të mërkurën.

“Reagimi i parë është se kjo ngjarje është e tmerrshme. Është e tmerrshme”, tha Emery. “Ne jemi me familjen e tij dhe po ashtu me tifozët e Nantes dhe Cardiffit”. “Nëse ka një mundësi të vogël që ai të gjendet i gjallë, ne do të presim për këtë lajm. Por është e tmerrshme se si ka ndodhur ky aksident”.

Në ditët e fundit, lojtarët e futbollit, klubet dhe institucionet e ndryshme kanë ndarë forcën mbështetëse përmes hashtagut “#PrayForSala”.

Përgatiti: AlpeSport.al

Related posts

Lorik Cana dhuron emocione edhe jashtë fushe, shpalos flamurin shqiptar në muzeun e Galatasarayt

Q.Autor

NUK BËN PJESË NË PLANET E KLUBIT/ Mbi 35 mijë euro për çdo minutë lojë, Juventus gati të marrë vendimin drastik

Delo.autor

PLAS TEK LAÇI/ Mbrojtësi Malota largohet pas debatit me presidentin Laska

Delo.autor

Leave a Comment