Futboll La Liga Sport

E ARDHMJA YLLIT BRAZILIAN NË DILEMË/ Coutinho në dispozicion për huazim, ja sa shifra kërkon Barcelona

Kampionët e La Liga duket se janë të gatshëm që të lënë në huazim yllin e skuadrës, Philippe Coutinho.

Me  ardhjen e Antoine Griezmann në ‘Camp Nou’, i cili iu bashkua skuadrës për shumën e 120 milionë eurove, konkurrenca në fazën ofensive të Barcelonës është rritur jashtëzakonisht shumë.

Skuadra nuk është e gatshme të heq dorë nga Ousmane Dembele, kështu që lojtari që mund të largohet nga kampi ‘Blaugrana’ është Coutinho.

Së fundmi, një nga skuadrat që është lidhur me transferimin e lojtarit është ajo e Arsenal, e cila synon ta marrë lojtarin në formë huazimi.

‘Mundo Deportivo’ shkruan se Barca është e gatshme ta lirojë lojtarin, në rast se për huazimin e tij paguhen 25-30 milionë euro, transmeton lajmi.net.

Kampionët e La Liga do të preferonin që ta shisnin kartonin e lojtarit, por në pamundësi, edhe një huazim do të ishte i mirëseardhur.

Related posts

U LARGUA SI REKORDMEN NGA KONMYASPOR/ Ja ku pritet të vijojë karrierën Sokol Cikalleshi

F.autor

DASHURI SEKRETE NË “SANREMO”/ Futbollisti i Milanit përflitet për një lidhje me yllin e muzikës (FOTO)

Delo.autor

“EURO 2020″/ I sapofutur në fushë, sulmuesi Torres ndëshkon Sllovakinë (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment