Futboll Premier League Sport

ISH-TRAJNERI I “DJAJVE TË KUQ”/ Mourinho: Gjithçka nisi në 2004, kur të dy donin të më…

Ish-trajneri i Manchester United, José Mourinho ka folur së fundmi mbi ish-rivalin e tij Arsene Wenger, me rastin e ceremonisë e “Laureus Awards”. Në Premier League, dy trajnerët kanë qenë shpesh herë protagonistë të dueleve të nxehta verbale, por edhe pranë konfrontimeve fizike.

Gjithsesi, tashmë duket se kanë kapërcyer gjithçka, të paktën duke marrë shkas nga deklarata dhe konsiderata e portugezit për homologun francez. “Nisi gjithçka në vitin 2004, kur unë mbërrita në Premier League me ambicien për të fituar dhe dy nga trajnerët më të mëdhenj në historinë e futbollit më prisnin për të më ndalur, Wenger dhe Ferguson”, deklaroi Mourinho.

“Në fund patëm një respekt të madh për njëri tjetrin, madje patëm edhe shansin të uleshim bashkë, të drekonim e darkonim, të merrnim pjesë në takime dhe të dëshmonim se respektoheshim sinqerisht. Çmimi “Laureus Lifetime Achievement” mëse i merituar nga Wenger. Shpresoj që të jetë një shpërblim për atë që ka bërë deri tani dhe që shumë shpejt të rikthehet të drejtojë në futboll”, vijoi portugezi Jose Mourinho.

Related posts

BEFASON SËRISH ISH-PILOTI I FORMULA 1/ Fernando Alonso përgatitet për rally Dakar

Delo.autor

(VIDEO) Juventus thellon rezultatin ndaj Bolognas, shënon edhe Matuidi

Q.Autor

JO RADHË TË GJATA PËR AUTOGRAFE/ Ky sportist i sumos jep zgjidhje… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment