Futboll Sport

A DO TË KTHEHET NEYMAR TE BARCELONA? Presidenti Bartomeu përgjigjet me “kurrë”

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, e ka minimizuar mundësinë që Neymar të kthehet te katalanasit në merkaton e verës. Braziliani u largua nga “Camp Nou” në vitin 2017, ndërsa vendosi të transferohej në Francë për një shumë rekord botëror me vlerë 222 milionë euro.

Siç raportohet nga “Goal.com”, Barcelona do të ishte e interesuar për rinënshkrimin e Neymar, me lojtarin e pakënaqur në “Parc des Princes” dhe në kërkim të një rrugëdaljeje. Në të vërtetë, ish-bashkëlojtari i tij, Lionel Messi, shkoi aq larg, sa të thoshte se do ta mirëpriste kthimin e ish-yllit të Santos-it në “Camp Nou”, por një transferim i tillë do të ishte i komplikuar.

Edhe presidenti Bartomeu iu ka bërë jehonë këtyre deklaratave, duke nënvizuar që PSG-ja nuk do të ishte e interesuar për shitjen e Neymar dhe se lojtari, apo përfaqësuesit e tij, ende nuk kanë marrë ndonjë kontakt me Barçën për një kthim të mundshëm.

“Unë kurrë nuk kam folur me ta, as me babain, as me vetë lojtarin. Nuk më kanë telefonuar se duan të kthehen te Barcelona. Nuk ma kanë parashtruar një kërkesë dhe dëshirë të tillë, – tha Bartomeu për “El Partidazo de COPE”. – Ne jemi duke u përgatitur për sezonin e ardhshëm dhe emri i Neymar nuk është në tryezë. Po flasim për një lojtar të PSG-së, për një klub që nuk do të heqë dorë nga një sulmues si ai”.

Neymar ka shënuar 20 gola në 23 ndeshje për parizienët në këtë sezon, por “turravrapi” i tij u ndërpre nga një dëmtim i “metatarsal”, që pësoi në fitoren e “Coupe de France” në Strasburg, më 24 janar. Ai pritet të mungojë të paktën 10 javë dhe do t’i humbasë të dyja ndeshjet e radhës të Ligës së Kampionëve, kundër Manchester United.

Braziliani festoi ditëlindjen e tij të 27-të në Paris, të hënën, me të ftuar si Kylian Mbappe dhe Dani Alves, mes të tjerëve. Në fjalën fjalën e tij me këtë rast, Neymar tha se dëshiron një “metatarsal” të ri, si dhuratë ideale.

Related posts

Uli Ferber: Bernd Leno nuk do të shkojë te Napoli

Sadik.Autor

“QËLLON” PËR HERË TË PARË/ Shikoni super golin e mbrojtësit të Chelseat nga 40 metra (VIDEO)

Delo.autor

BARCELONA NË ALARM/ MESSI kërkon yllin holandez për repartin e mbrojtjes

Isa.Autor

Leave a Comment