Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

NË PRAG TË 2 SFIDAVE TË QERSHORIT/ Edy Reja plas “bombën”: Ja pse nuk u grumbullua Gjimshiti

Është duke u mbajtur në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit konferenca për shtyp e trajnerit Edi Reja në prag të 2 sfidave ndaj Islandës dhe Moldavisë të vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

bandicam 2019-05-28 11-06-09-623

 

LISTA- Janë 18 lojtarë që kanë qenë me De Biazin. Janë dhe lojtarët e tjerë që kanë qenë me Panuccin. Më duhet kohë që të bëj vlerësimin e duhur. Kam parë të rinj dhe 4 lojtarë të Partizanit dhe janë lojtarë të tjerë që kam parë dhe më pas i kam kthyer. Vrionin e kam parë, por më pas e ktheva, pasi nuk kishte gjendjen e duhur. Duhet durim për këto dy ndeshje që kemi. Tani për tani kam një listë me 35 lojtarë që unë po i ndjek. Koha është shumë e shkurtër, ndaj vendosa të marr ata lojtarë që kanë qenë më përpara.

OBJEKTIVAT- Objektivin e dini të gjithë, është të arrijmë në Europian. Janë 5 skuadra, 2 të para kualifikohet. Do mundohemi të rregullojmë pjesën mbrojtëse më pas të kalojmë te sulmi. Çdo lojtar duhet ta ketë të qartë objektivin, para se të vijë në Kombëtare. Kam folur edhe me djemtë. Lojtarët që vijnë këtu duhet ta ndjejnë këtë skuadër. Shqiptarët që jetojnë jashtë e ndjejnë këtë skuadrën. Futbolli është sport primar këtu në Shqipëri dhe shikoj që janë shumë të lodhur.

Moment kyç- “Ky është një moment thelbësor, unë kam shkuar në Kroaci në Greqi dhe kam folur me lojtarët. Ka ndryshim, ka entuziazën që unë e ndjej brenda meje. Ngarkesa ime është e madhe, por ata janë shumë pozitiv dhe duan të bëjnë të pamundurën. Nga eksperienca, kur shkon të luash ndaj një skuadre, që ka një nivel me të mirë se ty mund të bësh më mirë. Nuk ka asnjë ndeshje që do të shkojë dëm. Kur ke shpirtin e grupit gjithçka mund ta bëjmë”.

Grupi dhe mungesat e tij- “U mundova të mbaja ata pesë lojtarë që ishin në Greqi. Falenderoj dhe Partizanin për lojtarët, që la të stërviteshin me grupin. Pata mundësi të shihja djemtë, ishte çdo gjë për të parë gjendjen fizike të lojtarëve. Stërvitja e vërtetë do të fillojë që sot”.

Ekuilibri i i lojës- “Kishte disa mungesa në këtë aspekt. Por kur janë 6 lojtarë që duan të bashkëpunojnë gjërat shkojnë më mirë.

Pikët- Skuadra duhet të jetë e buesueshme. Islanda është shumë e fortë në ajër dhe ne kemi një listë prej 15 lojtarësh dhe kështu kemi mundësi t’i shohim ndeshjet.

PAKËNAQËSITË ME LISTËN – Do ti shohim të gjithë në vazhdimësi. 11 luajnë, nuk mund t’i aktivizojmë të gjithë. Ai që është thirrur në kombëtare do të jetë krenar, ai që nuk luan do të inkurajojë shokët e skuadrës. Unë të gjithë futbollistët do t’i shoh, do shkoj t’i shoh edhe në klubet e tyre. Do të flas me ta dhe do t’i njoh dhe më shumë.

SFIDA NDAJ ISLANDËS DHE ERMIR LENJANI – Me Lenjanin është qartësuar gjithçka, kam qenë në Zvicër kam folur me të. Lenjani është lojtar ofensiv dhe ndoshta nuk ishte pjesë e skemave të trajnerit Panuçit. Ai më ka dhënë përshtypjen që ka ardhur me shumë entuziazëm dhe do të mundohemi ta shfrytëzojmë na maksimum”. Më vjen keq kur ka probleme mes trajnerit dhe lojtarit. Tani është i disponueshëm. E thashë dhe më përpara që kush thirret në Kombëtare duhet të jetë krenar.

Modulin e bëjnë lojtarët.  Nuk po them se do bëj një lojë ofensive, por le të shohim. Për sa i përket pjesës mbrojtëse nuk e kam caktuar akoma. Dua që kur të krijohen mundësitë në zonë, të jetë dikush për të shfrytëzuar mundësinë. Ndeshjen e dytë besoj do t’i kem gjërat e qarta.

 

Në përditësim… 

Related posts

TIFOZËT AKUZOJNË NEYMAR PËR MBIPESHË/ Ylli Brazilian e kthen me humor: Fajin e ka masa, herën tjetër… (FOTO)

Delo.autor

FITORJA ME PËRMBYSJE NDAJ PSG-SË/ Guardiola: Mundëm një sulm të tmerrshëm, kur humbet duhet të…

Delo.autor

ËSHTË BËRË VIRALE/ Ja dy fëmijët që dikur shoqëronin Juventusin, sot i eliminuan (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment