Futboll Premier League Sport

AGUERO SI MARADONA/ Ndaj Arsenalit shpik “Mano de Dios 2.0” (VIDEO)

Disa gjëra janë padyshim të familjes, edhe kur bëhet fjalë për një familje tashmë të shpërbërë. Gjithsesi, gjërat e përbashkëta mes Kun Aguero dhe ish-vjehrrit të tij të famshëm, Diego Armando Maradona, janë të shumta.

Veç kombësisë, gjatësisë, zonës së preferuar në fushë, një tjetër e përbashkët mes tyre është edhe aftësia për të përdorur duart me qëllim realizmin e golave.

Nëse Maradona bëri të famshëm atë “dorë të Zotit” me golin e shënuar me dorë ndaj Anglisë në Kupën e Botës 1986, Aguero u ka kujtuar anglezëve se argjentinasit nuk janë të preferuarit e tyre, sidomos tifozëve të Arsenal.

Në fakt skuadra e Emery pësoi jo pak por plot 3 gola nga Aguero, që udhëhoqi Manchester City drejt fitores 3-1 ndaj “Topçinjve”, por mbi të gjitha, argjentinasi tërboi të gjithë me golin e tij të tretë.

Në minutën e 61’ sulmuesi i Manchester City lëshohet në rrëshkitje në një kros të Sterling, shtyn topin në portë. Gjithçka në rregull dhe topi çohet në shtëpinë e argjentinasit, nëse nuk do të ishte një faull për prekje të topit me dorë shumë dukshëm.

Jo i vullnetshëm, mbase, por padyshim vendimtar, duke konsideruar se bomberi nuk e prek topin me asnjë pjesë tjetër të trupit, veç dorës. Për arbitrin gjithçka e rregullt, por në rrjetet sociale ka shpërthyer tërbimi, që ka etiketuar golin e tretë të Aguero si “mano de Dios 2.0”, edhe në distancë prej 33 vitesh nga ajo hile e Maradona. Një tripletë perfekte golash, me kokë, këmbë dhe dorë.

Related posts

PO SHKËLQEN NË KAMPIONATIN TURK/ Ish-sulmuesi i Partizanit realizon dopietë në sfidën ndaj… Çekiçit (VIDEO)

Delo.autor

THEU MASAT ANTICOVID/ Kush është tifozi i vetëm anglez që udhëtoi drejt Tiranës për sfidën Shqipëri-Angli (FOTO)

Delo.autor

“DIGA BORDO”/ PSG ndalet për herë të parë në Francë, NEYMAR rishkruan historinë

Isa.Autor

Leave a Comment