Futboll Premier League Sport

“Unë kam luajtur në Gjermani dhe kam…”, Shaqiri tregon recetën për t’u shpallur kampion

Xherdan Shaqiri i ofron përvojën e tij Liverpoolit, në qasjen që duhet të ketë në sprintin final drejt titullit të parë kampion pas 29 vitesh, si një futbollist që ka arritur të shpallet tri herë kampion në Zvicër me Bazelin dhe dy herë me Bajernin e Mynihut në Gjermani.

“Unë kam luajtur në Gjermani dhe kam fituar tituj atje, kështu që e kam përvojën e tij”, u shpreh mesfushori nga Gjilani për sajtin zyrtar të klubit. “Duhet të jetë mentaliteti fituesit dhe lojtarët duhet të jenë të përqendruar.

Mentaliteti është i tillë këtu. Duhet të zbresësh në fushë vetëm për të fituar dhe të japësh gjithçka për ta arritur atë. Unë jam shumë i sigurt se me talentin që ne kemi në skuadër mund të arrijmë shumë. Tani duhet të vazhdojmë të luajmë kaq fort deri në fund, të punojmë fort në stërvitje, ta tregojmë atë që bëjmë në stërvitje edhe në ndeshje dhe të vazhdojmë përpara.

Sigurisht që ka edhe shumë ndeshje deri në fund, por jemi në një rrugë shumë, shumë të mbarë për të qenë të suksesshëm”. 27-vjeçari u transferua këtë verë në “Anfield” për 13 milionë paund nga Stok Siti, së bashku me brazilianët Alison e Fabinjon dhe me mesfushorin nga Guinea, Nabi Keita. Por ndonëse skeptikët nuk prisnin shumë nga ylli i kombëtares zvicerane, ai u ka provuar të gjithëve të kundërtën.

Related posts

Castillejo në Milano/ Firma mbi kontratën kuqezi të enjten pas vizitave mjekësore

Isa.Autor

HUNGARI-SHQIPËRI/ Momente paniku “Puskas Arena”, mbrojtësi Gjimshiti largohet nga fusha me barrelë (VIDEO)

Delo.autor

Chelsea – Arsenal, njihuni me formacionet e mundshme të derbit londinez

Q.Autor

Leave a Comment