Futboll Seria A Sport

“ARRATISJA” E LOJTARIT NË FRANCË/ Douglas Costas dhe takimi me Neymar që ka zemëruar Juventusin

Orët e fundit kanë qenë shumë të mbushura me evenimente për yllin e Juventus, Douglas Costa. Në fillim ka ardhur dëmtimi i pësuar në fushën e lojës që do ta detyrojë të mungojë në ndeshjen e ardhshme të kampionatit.

Më pas një aksident në të cilin ka mbetur e shkatërruar makina e tij dhe tani festa e ditëlindjes së Neymar-it në Paris. Sipas “Sport Mediaset”, klubi bardhezi nuk ka qenë aspak i kënaqur me “arratisjen” e lojtarit në Francë.

Nuk janë parashikuar gjoba për sulmuesin e Allegri-t, por drejtuesit janë bezdisur shumë, duke parë se nisma e tij nuk është në një linjë me stilin e klubit dhe profesionalizmin që kërkohet nga kampionë të një niveli të caktuar.

Gjithsesi, braziliani është paraqitur rregullisht ditën e sotme në stërvitje për të punuar me ekipin.

Related posts

Belotti drejt largimit nga Torino/ Chelsean dhe Milanin në gjurmët e tij

Sadik.Autor

U SHPALL KAMPION I EUROPËS/ Shaqiri po përjeton mrekullinë: Kam fjetur vetëm 2 orë gjumë

Delo.autor

LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Teuta-Tirana. Rezultati 1-1

Delo.autor

Leave a Comment