Futboll Premier League Sport

U “KURORËZUA” MANCHESTER CITY NË KAMPIONAT/ Ja formacioni më i mirë i sezonit në Premier League

Premier League është mbyllur në mënyrën më fantastike të mundshme me Manchester Cityn dhe Liverpoolin që “luftuan” deri javën e fundit për titullin kampion.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola janë bërë klubi i parë në këtë dekadë që arrin të mbrojë titullin e fituar një sezon më parë.

‘The Citizen’ patën nevojë për 98 pikë për t’u shpallur kampion këtë sezon, me Liverpoolin që ishte pas tyre me vetëm një pikë më pak.

‘Goal.com’ së fundmi ka përzgjedhur formacionin më të mirë të sezonit në Angli ku ajo që bie në sy është dominimi i Manchester City që përfaqësohet me 6 lojtarë.

Formacioni i sezonit në Premierligë:

Ederson, Trent Alexander Arnold, Virgil van Dijk, Aymeric Laporte, Andy Robertson, Bernardo Silva, Fernandinho, Eden Hazard, Raheem Sterling, Sergio Aguero dhe Sadio Mane.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Ndërron jetë trajneri spanjoll dhe bëhet personi më i ri që vdes nga COVID-19 (EMRI)

Delo.autor

BARCELONA-BAYERN MUNICH/ Messi-Lewandowski, duel pa mundësinë e fitimit të “Topit të Artë”

Delo.autor

Kane, anglezi i dytë që fiton Këpucën e Artë në Botëror

Isa.Autor

Leave a Comment