Futboll La Liga Sport

BARCELONA-VALENCIA/ ​”Katalanasit” do të synojnë ta vazhdojnë ecurinë me fitore (FORMACIONET ZYRTARE)

Pas një fitoreje mbresëlënëse në mesjavë në Kupën e Mbretit, Barcelona synon ta vazhdojë ecurinë e mirë edhe kundër Valencias në ndeshjen e cila do të zhvillohet sot në Camp Nou, në orën 18:30.

Përkundër që katalonasit e kanë një ecuri mjaft të mirë fitoresh në La Liga këtë sezon, me tetë fitore radhazi, ata nuk do ta kenë të lehtë ta vazhdojnë këtë ecuri edhe kundër Valencias, klub i mesit të tabelës.

Barcelona tashmë është pesë pikë larg klubit në vendin e dytë në tabelën e La Ligës, Atletico Madridit, mirëpo forma e tyre do të testohet kundër Valencias, që ka humbur vetëm katër nga 21 ndeshjet e këtij sezoni.

Valencia pozicionohet në vendin e shtatë në La Liga, veçanërisht falë mbrojtjes së mirë këtë sezon. Ata kanë pësuar gol vetëm 18 herë, rekordi ky i dytë më i mirë për mbrojtje pas Atletico Madridit.

Megjithatë, ky klub ka pasur probleme mjaft probleme në fazën e sulmit dhe kjo ka bërë që ata t’i barazojnë 11 ndeshje nga gjithsej 21 të zhvilluara këtë sezon.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Barcelona:

Valencia:

Related posts

PSG “MBULON NE AR” MBAPPE! Klubi i ofron kontratën më të madhe në historinë e futbollit

F.autor

Arsenali shfaq interes për portierin e Leverkusenit, Bernd Leno

Sadik.Autor

NA PASKAN GËNJYER/ Në Spanjë gjejnë arsyen e vërtetë të LOTËVE TË RONALDOS

Isa.Autor

Leave a Comment