Futboll Sport

Benzema i pandalshëm udhëheq “tërbimin” e Real Madrid

Real Madrid ka mposhtur mbrëmjen e të dielës në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Alaves me rezultaitn 3-0, duke regjistruar kështu fitoren e katërt radhazi në La Liga. Golat e realizuar nga dy futbollistët më në formë te Los Blancos në këtë periudhë, Benzema dhe Vinicius Junior, teksa në minutat shtesë ka realizuar edhe Mariano, kanë qenë mëse të mjaftueshëm që madrilenët të vijojnë rekordin e tyre pozitiv.

Me triumfin e regjistruar këtë të dielë në shtëpi dhe atë në çerekfinalen e Kupës ndaj Girona me rezultatin 1-3, skuadra e Solarit regjistron në total 5 fitore radhazi, një fakt që nuk ka ndodhur shpesh herë për skuadrën Los Blancos këtë sezon.

Karim Benzema është shndërruar tashmë në një bomber të pandalshëm për Real Madrid. Sulmuesi francez, aktualisht golashënuesi më i mirë për Los Blancos ka çelur serinë e golave në fitoren e Real Madrid në përballjen ndaj Deportivo Alaves.

Një lëvzje perfekte e Vinicius Junior i ka dhënë startin një aksioni vendimtar për Los Blancos në të 30’, me brazilianin që ka shërbyer për Reguilon, para se ky i fundit të asistojë Benzema, që në zonën e rreptësisë nuk gabon, por shtyn topin në rrjetë, 1-0 në favor të Real Madrid.

Francezi po përjeton aktualisht një nga momentet më të mira në karrierën e tij, pasi numëron plot 6 gola në katër ndeshjet e fundit, me një total prej 18 golash në të gjitha kompeticionet e këtij sezoni, 10 prej të cilave në La Liga.

Pas asistit në favor të Benzema, braziliani Vinicius Junior ka vënë firmën e tij personale në fitoren e Real Madrid, duke shënuar golin e dytë të takimit në minutën e 80’, pas shërbimit të ofruar nga Asensio, 2-0 në favor të Los Blancos. Ky ishte goli i dytë i Vinicius në La Liga, teksa ka shënuar po aq edhe në Kupën e Mbretit.

Kur kishin kaluar 2 minuta pas përfundimit të kohës së rregullt, Mariano ka fiksuar rezultatin final në shifrat 3-0 në favor të Real Madrid, pas krosit të shërbyer nga Odriozola.

Pas kësaj fitore ndaj Alaves, Real Madrid shkon në kuotën e 42 pikëve, duke minimizuar në vetëm 2 pikë distancën nga vendi i dytë ku ndodhet Ateltico Madrid, ndërkohë që diferenca nga kreu ku renditet Barcelona, është plot 8 pikë.

Alaves, në anën tjetër mbetet në kuotën e 32 pikëve dhe zbret poshtë zonës së Europës, edhe pse me pikë të barabarta me Betis e Getafe, respektivisht në vend të 6-të dhe të 5-të.

 

Related posts

Bacca nuk dëshiron të rikthehet tek Milan, shprehet i lumtur te Villareal

Q.Autor

PRAPASKENA/ Zbulohet pse skuadrat e Manchesterit nuk blen VIDALIN, ka DËMTIM në…

Isa.Autor

Ish-dizenjatori Hoxha: Drejtues klubesh memecë, Prokuroria ta nisë nga FSHF-ja

Sadik.Autor

Leave a Comment