Futboll Seria A Sport

PAS BARAZIMIT ME ROMËN/ Gattuso: Piatek frikëson kundërshtarët, ja pse më ka befasuar

Pas barazimit 1-1 ndaj Roma-s, Gennaro Gattuso shprehet i kënaqur për një pikë të fituar në një stadium të vështirë si ai i Roma-s.

“Mendoj se luajtëm mirë. Roma meritonte më shumë në pjesën e parë, por mendoj se luajtëm mirë në pjesën e dytë.

“Mbase Roma meritonte më shumë, por Di Francesco ka një skuadër të madhe dhe e dija që do të ishte e vështirë,” shprehet trajneri për Sky Sport Italia.

“Piatek është një lojtar që frikëson kundërshtarët. Ai po kalon një formë të mirë dhe është duke na ndihmuar shumë. Më ka befasuar pasi është i aftë të luajë i vetëm në sulm.

“Mendoj se luajtëm shumë keq në pjesën e parë, ndërsa në të dytën ishim më mirë. Roma ka kualitet dhe është e fortë fizikisht, e pranoj mbase Roma meritonte më shumë.

“De Rossi? Kemi kaluar një eksperiencë të mrekullueshme së bashku në Kupën e Botës 2006. Unë jam plakur shumë, ndërsa ai duket si një djalë i ri.

“Mendoj se është vetëm 6-7 vite më i vogël, por unë dukem si babai i tij.”

Related posts

Dëbohet nga Chelsea berberi më i famshëm në Angli, arsyeja do t’ju habisë

Q.Autor

PREZANTOHET TEK KLUBI I SERIE A/ Ish-ylli i Bayern-it: Ja pse zgjodha Venezia-n dhe këtë kampionat

Delo.autor

“ÇMENDURI” NË ANGLI/ Portieri Alisson realizon në frymën e fundit dhe i dhuron fitoren Liverpool (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment