Futboll Ligue 1 Sport

BETEJA PËR SHËRBIMET E YLLIT/ PSG gati të shesë “fantazistin”, Katalanasit prishin planet…

Skuadra e Paris Saint Germain mund të shesë mesfushorin italian Marco Verratti gjatë merkatos së verës. Lajmin e ka konfirmuar e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo”, sipas së cilës skuadra e Barcelonës është gati të bëjë një ofertë të mirë për 26-vjeçarin.

Fantazisti italian, që luan në Paris që prej vitit 2012, ende nuk e ka rinovuar kontratën me PSG edhe pse është përfolur se ajo është një formalitet. Gjithsesi, Barcelona është futur në mes, duke takuar menaxherin e lojtarit dhe duke i bërë një ofertë më të mirë.

Këto bisedime janë mbajtur sekret dhe mësohet se ka qenë kjo arsyeja që PSG dhe Verratti ende nuk kanë hedhur firmat në kontratën e re. “Mundo Deportivo” jep edhe një skenar tjetër, që lojtari fillimisht të rinovojë kontratën dhe më pas PSG ta shesë te Barcelona me një çmim më të lartë.

Kjo nuk është hera e parë që Barcelona kërkon Verratti, për të cilin është interesuar edhe 2 sezone më parë. Ndaj, përballë një oferte të mirë dhe duket parë problemet që PSG ka me “fair play financiar” kjo lëvizje në merkato mund të favorizonte të dyja skuadrat.

Related posts

Shembet tribuna e stadiumit në finale, dhjetëra tifozë të plagosur (VIDEO)

Q.Autor

I JASHTËZAKONSHËM/ Mesfushori Batha realizon një “MAGJI” nga goditja e dënimit ndaj Alumunij (VIDEO)

Delo.autor

PIKA E TITULLIT/ Ja pse barazimi në derbi ishte si fitore për bardheblutë e Tiranës

Delo.autor

Leave a Comment