Futboll Seria A Sport

MERKATO E VERËS/ E ardhmja e mbrojtësit Rugani në dyshim, hidhet në sulm klubi i Serie A…

E ardhmja është e pasigurt për mbrojtësin e Juventus-it, Daniele Rugani.

Zonja e Vjetër ka shumë alternativa në qendër të mbrojtjes dhe nuk dihet nëse do ta mbajë 27-vjeçarin për sezonin e ri.

Në orët e fundit, për Rugani-n është interesuar Lazio e Sarri-t, i cili ka punuar me lojtarin që tek Empoli.

Trajneri toskan e ka kërkuar edhe kur drejtonte Napoli-n dhe Chelsea-n.

Megjithatë, ekzistojnë disa pengesa. Kryesisht për një çështje ekonomike, me bardhekaltrit që duan ta huazojnë, ndërsa bardhezinjtë duan ta shesin.

Më pas është edhe rroga, shumë e lartë për buxhetin e Lazio-s.

Related posts

KUPA E SHQIPËRISË/ Kualifikim me vuajtje, Laçin e nderon Nuabueze kundër Egnatias

Delo.autor

Real Madridi e do mbrojtësin e Arsenalit

Q.Autor

NË KATALUNJË VAZHDOJNË PROTESTAT/ Barcelona refuzon të luajë në Madrid, “El Clasico” mund të…

Delo.autor

Leave a Comment