Futboll La Liga Sport

BRAZILIANI KA VENDOSUR/ Marcelo kërkon sërish largimin nga “Los Blancos”, ja klubi i zgjedhur

Marcelo e ka vendosur: kërkon të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit. Anësori brazilian është i bindur se karriera e tij me Los Blancos ka arritur në pikën ku nuk ka më asnjë sfidë që ta motivojë, ndaj kërkon të ndryshojë ambient, sipas asaj që shkruajnë gazetat më të mëdha spanjolle sot.

Që verën e shkuar u fol për dëshirën e Marcelos për t’u larguar nga Reali dhe për një mungesë të qartë entuziazmi nga ana e tij, ndoshta edhe për faktin se u largua Cristiano Ronaldo, pa harruar që Reali tashmë ka fituar pa fund.

Sipas TeleMadrid, Marcelo është takuar dy herë këtë javë me drejtuesit e Realit, për t’u bërë të qartë se kërkon të bashkohet me Ronaldon te Juventusi.

Më herët Tuttosport, e përditshmja torineze, ka këmbëngulur se braziliani kërkon Juven dhe ka shkuar deri aty sa ka publikuar shifra: 45 milionë euro oferta e Juves për Realin, 12 milionë euro paga sezonale për lojtarin.

Megjithatë, nuk është një operacion i lehtë, sepse Marcelo është vetëm 30 vjeç dhe është aktualisht ndër mbrojtësit e majtë më të mirë në planet, ndaj nuk bëhet fjalë që Reali ta lëshojë pa 70 milionë euro, gjithnjë nëse vendos ta shesë.

Related posts

BALOTELLI BËN “SPEKTAKËL”/ Shënon GOLIN dhe poston në… Instagram! (VIDEO)

Delo.autor

Skënderbeu tregon “dhëmbët”, Bregu debuton me gol që në ndeshjen e parë

Isa.Autor

ISHTE LIDERI NË “KUPËN E MBRETIT”/ Suarez: E dinim që do të shpërbëhej me 1 gol, ia dolëm…

Delo.autor

Leave a Comment