Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË PREMIER/ Transferim i paligjshëm, Manchester City në telashe për talentin 18-vjeçar

Ai është kryesues i Bundesligës me Borussia Dortmund. Bëhet fjalë për Jadon Sancho (18 vjeç). Tifozët verdheiznj janë magjepsur nga talenti i ri anglez në këtë sezon. Ai është blerë nga Borussia Dortmund në verën e vitit 2018, për vetëm 8 milionë euro nga Manchester City.

Gjithsesi, për të siguruar shërbimet e supertalentit në fjalë, kampionët aktualë të Premier League mund të jenë mbështetur në mënyra të paligjshme. Kështu pretendon “Spiegel”, duke iu referuar dokumenteve të platformës “Football Leaks”.

Sancho, në vitin 2015, atëherë 14-vjeç, u transferua nga të rinjtë e Watford FC në akademinë e të rinjve të “qytetarëve”. Për këtë lojtar, Manchester City ka paguar një kompensim zyrtar prej 76.000 euro.

“Spiegel” shkruan, duke cituar “Football Leaks”, se kjo shumë ishte paguar si kompensim te menaxheri Emeka Obasi, në bazë të një kontrate skautimi për kërkimin e të rinjve në Amerikën Qendrore dhe atë të Jugut. Brenda vendit, megjithatë, Manchester City e regjistroi shumën në fjalë si “tarifë e agjentit”.

Nigeriani tani është këshilltar për Jadon Sancho, rrënjët e të cilit shtrihen në Trinidad & Tobago, në një ishull pranë Venezuelës. Pyetja është: a e ka këshilluar Obasi londinezin vendas? Kjo do të ishte e ndaluar, sepse, sipas rregullave ndërkombëtare, lojtarët mund të këshillohen nga një përfaqësues vetëm në moshën 16 vjeç e lart.

Në atë rast, pagesa prej 200.000 stërlina mund të lidhej me transferimin e Sancho nga Watford te Manchester City. “Spiegel” dëshiron të hedhë dritë mbi një letër, përmes të cilës Manchester City i kërkonte babait të Jadon Sancho, Sean Sancho, se sa para donte të paguhej për djalin e tij, nëse ai më vonë bëhej një futbollist profesionist.

Për arsye të ngjashme, klubi i Liverpool-it në vitin 2017 ka marrë një gjobë prej 100.000 stërlinash dhe një pezullim dyvjeçar të merkatos për shkelje të rregullave me të miturit. “Reds” ishin përpjekur të joshnin një 12-vjeçar nga Stoke City me akademinë e tyre.

“Spiegel” ka cituar në këtë kontekst një avokat, me fjalët: “Letra mund të konsiderohet si një ofertë financiare dhe prandaj i shkel rregullat”.

Manchester City e mbron veten që në momentin e parë: “Përpjekja për të dëmtuar reputacionin tonë është e organizuar dhe e qartë. Ne nuk do të komentojmë për materialet që supozohet të jenë vjedhur përmes internetit”.

Related posts

MBETET NË FUQI BOJKOTI/ Daja përgatit skuadrën për fillimin e kampionatit, por me skuadrat e Superiores nuk ka…

Delo.autor

 Aron Gunnarsson: “Lionel Messi nuk më frikëson, ai nuk është …”

Sadik.Autor

“LEGJENDA E JUVES”/ Buffon: Edhe kur të mbyll karrierën do të qëndroj në botën e futbollit

Isa.Autor

Leave a Comment