Futboll La Liga Sport

ÇËSHTJA “BALE”/ Ylli i Burnley sulmon: Duket se Courtis po shndërrohet në…

Peter Crouch, sulmuesi i Burnley, karriera e të cilit kulmoi te Liverpool ka marrë në mbrojtje Gareth Bale, ish-shok ekipi nga kohët e Tottenham dhe i kritikuar së fundmi nga Thibaut Courtois.

Sulmuesi anglez në rubrikën e tij në “Daily Mail” shkruante: “Për ndonjë motiv, duket se Courtois po shndërrohet në zëdhënësin jo zyrtar të Real Madrid… Tani ka bërë disa konstatime kurioze mbi Bale, mbi faktin se mbrëmjeve preferon të qëndrojë në shtëpi, më mirë se të dalë me shokët e skuadrës”.

“Unë Gareth e kam njohur që kur isha fëmijë te Southampton e më pas kam luajtur me atë dy vite te Tottenham. Që nga ajo kohë nuk kishte shumë dëshirë të dilte mbrëmjeve, por të gjithë e dinin se ishte një djalosh i mbarë dhe se ishte gjithmonë gati për një të qeshur”, vijoi Crouch.

“Dëmtimet kanë qenë armiku i tij më i madh në karrierë, por kjo është normale për futbollistët me një shpërthim si i tiji. Nëse ai mendon se ka nevojë të shkojë herët në shtrat mbrëmjeve për tu siguruar që të mbajë formën më të mirë, nuk shoh ku mund të jetë problem…”, përfundoi sulmuesi anglez, Peter Crouch.

Related posts

RRËFEN FITUESI I “TOPIT TË ARTË”/ Mesfushori Modric: Ky ka qenë momenti më i keq i karrierës sime

Delo.autor

“Makinaciones”/ Njihuni me mesazhin enigmatik i ish-portierit për Leo MESSIN (FOTO)

Isa.Autor

KLUBI PUBLIKON PAMJET/ Kukësi përveç stadiumit nis punën e ndërtimit të… (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment