Ekskluzive Futboll Seria A Sport

ÇFARË PO NDODH TEK INTERI/ Tre DISFATAT e zikaltërve. Nga eleminimi tek mposhtja nga vendi i 18

Interi duket se po kalon nje moment aspak të mirë. Në gjuhen popullore mund te thuhet se është në rënie të lirë në fillimin e pjesës së dytë të sezonit.

Thënë kjo pasi ka pësuar disfatën me tre humbje në tre ndeshje.

Inter zhgënjeu me paraqitjen dhe u mposht nga Torino 1-0.

Një paraqitje për t’u harruar nga të besuarit e Luciano Spalletti-t, të cilët nuk kapën pritshmëritë. Spalletti kishte bërë disa ndryshime për këtë sfidë, duke luajtur me skemën 3-5-2 me Martinez dhe Icardi në sulm. Por skuadra dukej pa ide dhe identitet ndaj një Torino që luftoi për çdo top dhe falë golit të Izzo ka marrë tre pikët. Në fund të takimit, Inter luajti me 10 lojtarë pas kartonit të kuq të Politanos.

Interi u eleminua nga Lazio pas penalltive në “Kupën e Italisë”

Pas 120 minutave 1-1, Lazio ka qenë më i saktë në penallti duke mposhtur Zikaltrit në San Siro.

Pas 90 minutave pa gol, sulmuesi i përfaqësueses italiane gjeti golin në pjesën e dytë të kohës shtesë. Ndërsa Icardi barazoi gjithçka me penallti në sekondat e fundit.

Gjatë penalltive, Strakosha priti penalltinë e dytë të goditur nga Martinez, por Handanovic u kundërpërgjigj me pritjen ndaj Durmisit. Strakosha priti penalltinë e Nainggolan duke ndihmuar Lazion të shkojë në gjysmëfinale, aty ku do të ndeshet me Milan.

Zikaltrit u mposhtën 1-0 nga Bologna e vendit të 18-të në San Siro.

Një tjetër paraqitje për t’u harruar nga vendasit, sidomos nga sulmuesit të cilët kanë harruar të bëjnë detyrën e tyre prej disa ndeshjeve tashmë.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Santander në minutën e 32-të. Inter luajti thuajse gjatë gjithë ndeshjes në gjysmëfushën kundërshtare, por pa arritur të depërtojë në zonën e vizitorëve.

Inter mbetet në vend të tretë dhe fatmirësisht kishte krijuar një avantazh të rëndësishëm, por me një fitore të Milanit në ndeshjen e radhës, “zikaltrit nuk do të jenë edhe aq të qetë.

/Alpesport.al

Related posts

Insigne “show”/ Napoli kap Juventusin dhe shpreson te Frosinone (FOTO)

Isa.Autor

“DUHET VËNË DREJTËSI”/ Lizarazu për “Topin e Artë”: E di se është e mundshme

Delo.autor

E ÇUDITSHME/ “Dhimbje koke” për Kovac, sa shumë kampionë në skuadër

Isa.Autor

Leave a Comment