Futboll Sport

CHAMPIONSI NJË “MALLKIM” PËR SUEDEZIN/ Ibrahimovic: Interi është eliminuar, ja ekipet që do të bëj tifo…

Turneu i Champions League ka qenë një mallkim për sulmuesin suedez Zlatan Ibrahimovic. Ai mban rekordin e këtij eventi, pasi ka realizuar në këtë turne me 6 skuadra të ndryshme, por nuk e ka fituar asnjëherë trofeun më të rëndësishëm për skuadra në Europë .

Ibrahimovic, që aktualisht luan në Amerikë, me skuadrën e LA Galaxy, ka luajtur dhe shënuar në Champions me ekipet e Juventus, Inter, Milan, Manchester United, Barcelona dhe PSG. Në një intervistë për DAZN, sulmuesi 37-vjeçar thotë: “Këtë sezon beteja për Champions është e hapur, nuk ka një ekip që është favorit për ta fituar atë. Unë shpresoj që këtë trofe ta fitojë një nga ish-ekipet e mia”, tha Ibrahimovic.

“Për fat të keq Inter është eliminuar, ndërsa Milani nuk luan. Ndaj do të bëj tifo për United, PSG, Juventus e Barcelona. Shpresoj që ta fitojë një nga këto ekipe”, u shpreh më tej Ibrahimovic.

Sulmuesi suedez ka saktësuar deklaratat, që sipas tij janë keqinterpretuar në lidhje me Cristiano Ronaldo, që zgjodhi të luajë në Serinë A me Juventusin.

“Nuk kam, thënë që nuk është një lojtar i madh. Thashë se nuk është sfidë të zgjedhësh të luash për Juventusin. Nuk është sfidë të shkosh për të luajtur në një nga ekipet më të forta në botë. Varet se çfarë kuptojnë njerëzit me fjalën sfidë. Për mua, fjala sfidë do të thotë të marrësh një ekip dhe ta çosh në nivele të larta. Gjithsesi, mbetet një blerje e madhe për futbollin italian dhe falë tij Seria A është rritur shumë. Italia është shtëpia ime e dytë”, tha Ibrahimovic.

Related posts

MERKATO E BUJSHME/ Milan kërkon të “rrëmbejë” tre lojtarë tek Real Madrid, ja emrat

Delo.autor

E FUNDIT/ Ylli i Juventus me Covid-19, “Euro 2020” rrezikon të mbyllet pa filluar ende

Delo.autor

NË PRAG TË NDESHJES NDAJ “ZONJËS SË VJETËR”/ Klubi Frosinone: Janë të shqetësuar kur luajnë ndaj nesh…

Delo.autor

Leave a Comment