Futboll Ligue 1 Sport

PRITET TË RIKUPEROHET NGA DËMTIMI/ Neymar: PSG do të fitojë Championsin, ja gjeniu i skuadrës…

Neymar ka besim se Paris Saint-Germain do të fitojë trofeun e Champions League pasi ka një ekip të mrekullueshëm dhe një trajner gjenial si Thomas Tuchel.

Ylli brazilian nuk ishte në fushë gjatë fitores 2-0 ndaj Manchester United të enjten teksa po rikuperohet nga një dëmtim në këmbë të pësuar një muaj më parë.

27-vjeçari pritet të jetë riaftësuar plotësisht kur të luhet finalja më 1 qershor në Wanda Metropolitana të Madridit.

“PSG do të jetë kampioni i Champions League,” shprehet ai në një intervistë me Red Bull.

“PSG nuk është vetëm Neymar, por është një ekip i mrekullueshëm dhe ka një trajner i cili është një gjeni.

“Gjithashtu, tifozët e PSG janë lojtari i 12-të kur luajmë në Paris. Nuk kam dyshime se do të shpallemi kampionë dhe unë do të jem në fushë.”

Related posts

Hamburgu ‘e tepron’, Werder fiton edhe pa Rashicën

Q.Autor

Ndërhyrjet e ashpra të futbollistëve austriak, shpërthen Neymar: Ky nuk është futboll

Sadik.Autor

MERKATO E BUJSHME/ Gjithçka për Juventus-in, ja sakrifica që do të bëjë mesfushori Pjanic…

Delo.autor

Leave a Comment