Futboll La Liga Sport

DEBUTIM ME HUMBJE PËR MORATAN/ Paraqitje zhgënjyese e të besuarve të Diego Simeones

Një debutim për t’u harruar nga Alvaro Morata, problemet e të cilit me sa duket nuk paskan fund.

Atletico Madrid është mposhtur 1-0 nga Real Betis në Benito Villamarin. Real Madrid ka mundësinë më të mirë t’i afrohet vendit të dytë dhe të rikuperojë dy pikë nga Barça nëse fiton ndaj Alaves në Bernabeu.

Ishte një tjetër paraqitje zhgënjyese e të besuarve të Diego Someone-s të cilët nuk arritën të përfitonin nga barazimi i Barcelona-s.

Pas një pjese të parë për t’u harruar, miqtë përmirësohen në pjesën e dytë, por e pësojnë në momentin e tyre më të mirë.

Ishte një top i prekur me dorë brenda zonës nga Filipe Luis që i dha mundësinë Sergio Canales të shënonte nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 65’.

Rojiblanco vazhduan të bënin presion deri në fund të takimit, por pa sukses. Ata duhet të kthehen në shtëpi me një rezultat zhgënjyes dhe një mundësi të shpërdoruar në luftën për titull.

Related posts

PAS DY SEZONESH PA NJË SKUADËR/ Allegri i befason të gjithë, nis negociatat me klubin e madh të Serie A…

Delo.autor

RRËFEHET LUIS FIGO/ Havjar, verë e kuqe dhe… depilimi i futbollistëve

Delo.autor

“TËRBOHET” SHEIKU NË MERKATO/ PSG përgatit 60 milionë euro për yllin e Serie A…

Delo.autor

Leave a Comment