Futboll La Liga Sport

BARCELONA-LEVANTE/ “Katalunasit” synojnë të rikthehen tek fitorja në këtë ndeshje (FORMACIONET ZYRTARE)

Barcelona dhe Levante kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në La Liga.

Katalunasit janë nikoqir të Levantes në takimin e vlefshëm për javën e shtatë, takim që zhvillohet në Camp Nou nga ora 16:15.

Ekipi i Ronald Koeman vjen nga një formë e luhatshme me dy barazime radhazi dhe synon t’i kthehet sa më shpejt fitores dhe të ngjitet në tabelë.

Në anën tjetër, mysafirët nuk dinë për fitore në gjashtë ndeshjet e para dhe shpresojnë në mrekulli nga ky udhëtim i vështirë.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Te Levante nga minuta e parë luan shqiptari Shkodran Mustafi, ndërsa te Barcelona në bankë gjendet Ansu Fati.

FORMACIONET ZYRTARE

Barcelona: Ter Stegen; Mingueza, Eric Garcia, Pique, Dest; Gavi, Busquets, Nico; Depay, Luuk De Jong, Coutinho;

Levante: Aitor Fernandez; Miramon, Postigo, Mustafi, Clerc; De Frutos, Pepelu, Radoja, Melero; Roger, Dani Gomez

Related posts

PIKANTE/ Fundi i “basteve”, gazetari i njohur “nxjerr në dritë” HISTORINË “alla shqiptare” të llotove (FOTO)

Isa.Autor

KATAR 2022/ Njihuni me arbitrin që do të vendosi drejtësi në ndeshjen Shqipëri-Angli…

Delo.autor

Zyrtare: Jep dorëheqje të menjëhershme nga posti i trajnerit në Wolfsburg

Q.Autor

Leave a Comment