Futboll Premier League Sport

DËMTIM I FRIKSHËM NË ANGLI/ Lojtari i Aston Villas“stampon” fytyrën kundërshtarit (VIDEO)

Reading dhe Aston Villa u ndanë në barazim pa gola në sfidën e tyre ditën e djeshme për javën e 30-të të Championship-it në Angli.

Ka qenë dëmtimi i frikshëm i Nelson Oliveira që mori të gjithë vëmendjen e ndeshjes. Portugezi pati një dyluftim me Tyrone Mings dhe humbi kontrollin duke rënë përtokë, në të njëjtin momentin edhe kundërshtari nuk arrin të kontrolli trupin e tij dhe i vë takën në fytyrë me të gjithë peshën e trupit.

Si pasojë i shkaktoi dy të çara të mëdha në hundë dhe ballë, si dhe një tjetër në vetull, ndërsa 27-vjeçarit iu shpërfytyrua fytyra. Oliveira ka shpëtuar paq, përveç dhimbjeve dhe plagëve nuk ka marrë asnjë dëmtim më të rëndë në kokë dhe tani po lufton me kohën për të qenë gati për ndeshjen e fundjavës së ardhshme.

Related posts

GATI PËR FERRARIN/ Hamilton: Jam piloti i parë dhe i vetëm me ngjyrë në histori, ndryshe nga të tjerët

F.autor

“ME ATA GJITHMONË…”/ Italia përgatitet për kualifikimin, por Mancini ia ka frikën kësaj kombëtareje

Delo.autor

FINALJA ITALI-ANGLI/ Pritja po merr fund, ja me çfarë fanellash do të luajnë të dyja ekipet…

Delo.autor

Leave a Comment