Futboll Premier League Sport

E BUJSHME TEK MANCHESTER CITY/ Gati të shpenzojë 100 milionë euro për dy mbrojtësit e Premier…

Pep Guardiola është duke ndjekur me vëmendje dy lojtarë që do ta përforconin prapavijën e tij për sezonin e ardhshëm.

Ata janë Ben Chilwell i Leicester City dhe Aaron Wan-Bissaka i Crystal Palace.

Sipas anglezes The Sun, Manchester City po mendon seriozisht të bëjë një ofertë për dy lojtarët gjatë merkatos së janarit.

Megjithatë, ata nuk do të jenë edhe aq të lirë dhe kjo për shkak se klubet e tyre i cilësojnë si të pazëvendësueshëm.

Për Wan-Bissaka do të duheshin rreth 40 milionë euro, ndërsa Chilwell do të kushtonte rreth 60 milionë euro.

Wan-Bissaka cilësohet si një nga zbulimet e këtij sezoni. Ai është vetëm 21 vjeç, por është kthyer në një titullar i padiskutueshëm te Eagles.

Ndërsa Chilwell ka vite që paraqitet mirë në krahun e majtë të mbrojtjes së Foxes.

Related posts

E PABESUESHME NË MOTO GP/ Piloti Marquez pëson një tjetër aksident, ja gjenda e tij shëndetësore (VIDEO)

Delo.autor

Daliç “SHPËRFILL” Argjentinën/ Ndeshja më e lehtë e grupit

Isa.Autor

ARBITRI I BËN “BALTË”/ Barcelona ngre krye: A po përdoret VAR si duhet…

Isa.Autor

Leave a Comment