Champions League Futboll Sport

DISTFATA E “ZONJËS SË VJETËR” NË MADRID/ “Shpresa” kundër Atleticos është Dortmundi, ja statistikat

Juventusit do t’i duhen tre gola për të përmbysur humbjen e pësuar në ndeshjen e parë të 1/8-ave të Champions League kundër Atletico Madrid. Më saktësisht, bardhezinjve u duhen 3 gola pa pësuar asnjë. Një gjë shumë e vështirë për t’u realizuar, veçanërisht nëse shikojmë shifrat e klubit spanjoll nga momenti që Simeone ka marrë drejtimin e “Colchoneros”.

Nga 23 dhjetori i 2011-ës, dita kur Simeone është ulur në stolin e Atletico Madrid, bardhekuqtë kanë pësuar 3 ose më shumë gola vetëm në 10 ndeshje. Shifra të frikshme që konfirmojnë soliditetin e spanjollëve në mbrojtje.

Në 5 nga këto 10 takime ka qenë i përfshirë Real Madrid-i i Cristiano Ronaldo-s. CR7, në fakt, është një problem i vërtetë për “Cholo”-n me tre tripleta të shënuara ndaj rivalëve historikë të “Los Blancos”. Kështu, shumë do të varet nga edhe nga paraqitja e portugezit, i cili do të duhet të marrë mbi shpatulla Juventus-in, ashtu siç i takon një lideri të vërtetë.

Ndërkohë, Allegri do të ketë detyrën të mësojë nga Borussia Dortmund, skuadra e fundit që ka arritur të shënojë plot 4 gola kundër skuadrës së Simeone-s. Ka ndodhur tetorin e kaluar, kur verdhezinjtë kanë shkatërruar 4-0 spanjollët në Gjermani.

Related posts

Humbi penalltinë ndaj ish-ekipit, kampioni i botës akuzohet nga tifozët

Sadik.Autor

Kërcënime ndaj drejtuesve të Luftëtarit në Kamzë: Lini ndeshjen se…

Sadik.Autor

BESNIK HASI GATI TË KTHEHET NË EUROPË PËR TË MARRË DREJTIMIN E KLUBIT TË MADH/ Do ketë nën urdhrat e tij edhe një shqiptar

Delo.autor

Leave a Comment