Sport Të tjera

Lance Armstrong aksidentohet me biçikletë, dëmtime serioze në fytyrë

Edhe pse në vitin 2012 vendosën që të mos garojë më pas skandalit doping, duke e përjashtuar përgjithnjë nga sporti, Lance Armstrong (46 vjeç) asnjëherë nuk e ka lënë mënjanë biçikletën. Fituesi i 7 herë radhazi të Turit të Francës (1999-2005), tituj që më pas iu hoqën, vazhdon të garojë edhe pse në nivelet amatore.

Por dy ditë më parë, një pedalim në rrugët e Tom Blake Bike Trail, ka pësuar një aksident të rëndë. Armstrong është protagonist i një rrëzimi të keq në rrugë, duke pësuar dëmtime të shumta në fytyrë: fryrje, nxirje, prerje. Pasi ka kaluar frikën dhe makthin e momentit të parë, ka qenë vetë Lance Armstrong ai që ka bërë public larmin, duke postuar fytyrën e gjakosur në faqen e tij zyrtare “Instagram”.

Ndonjëherë je çekiçi, ndonjëherë gozhda. Këtë herë, rruga e Tom Blake Trail është përpjekur të më hedhë KO”, ka shkruar Armstrong, që ka përfunduar në Aspen Valley Hospital për mjekim. “Kam marrë një goditje të rëndë në kokë. Në të shkuarën nuk do të isha vizituar, por tani po. Falënderoj mjekun e ndihmës së shpejtë”, shkruan Armstrong.

Related posts

Sulmuesi i Milan do të shkojë në Premier League…

Sadik.Autor

Manchester City “ofroi” 50 milionë euro, Napoli refuzon ofertën për mesfushorin italian

Sadik.Autor

PËRCAKTOHET AXHENDA ZYRTARE/ Ja kur do të luhet derbi Partizani-Tirana

Delo.autor

Leave a Comment