Futboll Sport

“DUAM QË ICARDI TË KTHEHET SA MË PARË”/ Një argjentinas i del në mbrojtje

Lautaro Martinez tha se shpreson që Mauro Icardi të kthehet së shpejti, ndërsa e konsideron tepër të vlefshme përkrahjen që i ka dhënë ish-kapiteni i Interit. E ardhmja e Icardit tek Interi është e pasigurt, pasi iu hoq shiriti javën e kaluar dhe u zëvendësua në rolin e kapitenit nga portieri Samir Handanovic.

26-vjeçari, i cili në merkato ka qenë i lidhur me disa skuadra kryesore europiane, mungoi në ndeshjen e “Europa League”, kundër Rapid Vienna, dhe në fitoren e Serie A, ndaj Sampdorias. Icardi njoftohet se do të bëjë testet mjekësore për të përcaktuar shkallën e dëmtimit, nga i cili pretendon se vuan. Argjentinasi Martinez tha se ai dhe shokët e tij të ekipit janë përkrahës të sulmuesit.

“Të martën ishte ditëlindja e tij, e uruam. Mauro ishte i lumtur, që festoi me ne, – tha Martinez për “Sky Sport Italia”. – Ne do të vazhdojmë ta mbështesim atë. E ardhmja do të varet ekskluzivisht nga vendimi i tij dhe kush e menaxhon atë, jo nga shokët e ekipit. Për ne është një lojtar shumë i rëndësishëm. Shpresojmë që të rikthehet sa më shpejt”.

Ikardi nuk ka luajtur që nga heqja e shiritit të kapitenit zikaltër, por para këtij momenti, argjentinasi kishte grumbulluar shtatë ndeshje në Serie A, pa shënuar dot një gol. Gruaja dhe agjentja e tij, Wanda Nara, pretendon se Icardi është tronditur nga vendimi i klubit për t’ia hequr shiritin, sikur t’i kishin prerë njërën këmbë.

Zikaltrit do të përballen me Fiorentinën të dielën, ndërsa luftojnë për t’u renditur në tri vendet e para në fund të sezonit. Interi aktualisht ka një epërsi prej katër pikësh ndaj Milanit të vendit të katërt. Një vend në Ligën e Kampionëve, sezonin e ardhshëm, është më e mira që të besuarit e Spallettit mund të shpresojnë këtë sezon, me Juventusin që pozicionohet 20 pikë para tyre, në krye të Serie A.

Related posts

CHELSEA-ARSENAL/ Granit Xhaka është titullar dhe do të përpiqet ta frymëzojë “Topçinjtë” në këtë finale (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Sterling kalon në avantazh kampionët e Premier, ja goli (VIDEO)

Delo.autor

KA FESTË NË “SAN SIRO”/ Nënkampioni i botës do vetëm MILANIN

Isa.Autor

Leave a Comment