Futboll Sport

ICARDI STËRZGJAT ÇËSHTJEN E DËMTIMIT/ Inter i jep fund sot dilemave

Mauro Icardi festoi 26-vjetorin në një klimë aspak të qetë në kampin e Interit, aty ku argjentinasi nuk është më kapiten i zikaltërve dhe prej dy ndeshjes qëndron në tribunë me arsyetimin se ka një inflamacion në gjurin e tij të majtë, po ashtu ankohet edhe për dhimbje në kyçin e këmbës.

Një situatë shqetësuese për Spallettin, i cili ka vetëm Lautaro Martinez në dispozicion për sfidën kundër Rapid ditën e enjte për Europa League, dhe të dielën duhet të bëjë sërish llogaritë vetëm me sulmuesin e ri për transfertën e vështirë ndaj Fiorentina-s.

Kujtojmë që Keita Balde është i dëmtuar dhe nuk është i gatshëm për këto dy sfida. Klubi ka vendosur që Icardi të kryejë sot të gjitha ekzaminimet mjekësore dhe të mësohet shkalla e vërtetë e dëmtimit të tij, apo ankesat janë thjeshtë një pretekst nga sulmuesi.

Pavarësisht asaj që ka ndodhur deri tani, një gjë është e sigurt: Inter ka nevojë për Icardin në fushë, sidomos në një pikë të rëndësishme të sezonit, ai duhet të kthehet së bashku me golat e tij.

 

Related posts

POLEMIKAT PAS NDESHJES JUVENTUS-MIALN/ Shefi i arbitrave deklaron: Ai episod në brendësi ishte…

Delo.autor

APOLONIA-KUKËSI/ Mesfushori Ibraimi përfiton nga një top i mbetur në zonë dhe ndëshkon Fierakët (VIDEO)

Delo.autor

Ndryshon jeta e ish-lojtarit të Barcelonës, bëhet president i klubit të njohur

Isa.Autor

Leave a Comment