Futboll Seria A Sport

DZEKO APO LUKAKU TEK INTERI? Pasardhësin e Icardit e “zgjedh” Lautaro Martinez

Rrethi i Marotta-s po shtrëngohet rreth atyre që mund të jenë zëvendësuesit e ardhshëm të Mauro Icardi-t tek Inter-i, gjithmonë nëse argjentinasi do të largohet nga milanezët në fund të sezonit.

Sipas “Tuttosport”, në krye të listës janë Lukaku dhe Dzeko, me këtë të fundit që është në avantazh sepse do ta lejonte Lautaro Martinez të rritej pa shumë presione.

Dzeko ka punuar me Spalletti-n dhe Conte, pasardhësi i mundshëm i trajnerit aktual të Inter-it, e ka kërkuar sezonin e kaluar te Chelsea. Boshnjaku ka vetëm një vit kontratë me Roma-n (2020-të) dhe klubi verdhekuq duket se nuk ka ndërmend t’ia rinovojë.

Kartoni i tij nuk do të kushtonte shumë (10-12 milionë euro), por rroga e tij (6.5 mln euro) mund të ishte një problem. Gjithsesi, ai do të ishte lojtari i duhur për t’u vendosur në krah të Lautaro Martinez.

Related posts

FSHF PUBLIKON ÇMIMET/ Ja sa kushtojnë biletat kundër Islandës

F.autor

I DYTI PËR GJUAJTJET DREJT PORTËS/ Bajrami nuk po ndalet, një tjetër klub i madh pas shqiptarit

Delo.autor

EUROPA LEAGUE/ Milan e nis me sukses aventurën, Zlatan “zhbllokohet” pas 3137 ditësh

Delo.autor

Leave a Comment