Futboll Sport

E ARDHMJA E HOLANDEZIT/ “Zonja e Vjetër” gati akordin, Barcelona tenton “rrëmbimin” e De Ligt me…

Kapiteni i Ajax, e ardhmja e mbrojtjes holandeze, futbollisti i radhës që do të largohet nga Amsterdam në verë.

Matthijs de Ligt është gati për transferimin e madh dhe Juventus e Barcelona kanë nisur prej kohësh garën për të siguruar shërbimet e futbollistit 20-vjeçar. Bardhezinjtë kanë lëvizur në vetë të parë me Fabio Paratici prezent në Hollandë gjatë sfidës së Ajax ndaj Real Madrid.

Drejtuesi i lartë i “Zonjës së Vjetër” kishte gati një kontratë për firmosje me holandezin e ri, me një pagë prej 6 ose 7 milionë euro në sezon, aq sa kërkon vetë futbollisti.

Nga ana tjetër Barcelona përgatit kundërpërgjigjen. Në fakt, në javët e ardhshme menaxheri i famshëm Mino Raiola pritet te Barcelona.

Zyrtarisht për të riun Xavi Simons, ylli i Masia që do të mbushë 16 vjeç më 21 prill. Sikurse raporton “Mundo Deportivo”, në fakt kjo vizitë do të jetë më shumë si një shans për të diskutuar mbi De Ligt, objektiv i klubit katalanas që nga Ajax ka siguruar tashmë futbollistin Frenkie de Jong.

Barcelona tenton, ndonëse Juventus është besimplotë edhe pse ka paralamëruar Raiolan, nuk do të ketë ankand. De Ligt do të firmosë në verë.

Related posts

CAGLIARI-INTER/ “Vendasit” kalojnë në avantazh, shënon Ceppitelli

Delo.autor

LIVE/ Champions League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Leipzig. Rezultati 2-0

Delo.autor

Partizani humb 250 mijë Euro, ekipi i njohur tërhiqet nga blerja e Jurgen Bardhit

Isa.Autor

Leave a Comment