Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E MAURICIO SARRIT/ Zidane zbulon tre kushtet themelore për klubin e Chelseat (FOTO)

E ardhmja e Mauricio Sarri në krye të Chelsea mund të përfundojë në fund të këtij sezoni, për këtë klubi londinez është vënë në gjurmët e pasuesit të tij.

Zgjedhja e parë e presidentit Roman Abramovich është Zinedine Zidane, teksa “The Sun” ka zbuluar se francezi iu ka vënë tre kushte themelore drejtuesve të klubit anglez.

1. Një kontratë e re për Eden Hazard, të jetë ai bërthama e ekipit.

2. 200 milionë paund kredit për të shpenzuar në merkato, edhe më shumë nëse shiten lojtarë që klubi londinez ka aktualisht nën kontratë.

3. Fuqi dhe fjalë me peshë në rekrutimet që bën drejtoresha e Chelsea, Marina Granovskaia.

 Burime të gazetës angleze kanë zbuluar se Zidane po pret fundin e sezonit dhe nuk po ushtron presion për të zënë vendin e kolegut të tij, sepse nëse Chelsea arrin të fitojë një trofe kupe në Angli ose ta kualifikojë ekipin në Champions League sezonin e ardhshëm do të thoshte se Sarri konfirmohet si trajneri i Chelsea dhe alternativa e tij bie poshtë.

Related posts

SULMON ASHPËR PSG-NË PREJ MESSIT/ Ish-presidenti i Barcelonës: Ka shumë për të mësuar në elitën e futbollit…

Delo.autor

“EURO 2020″/ Spanja dhe Polonia në fushën e blertë, ja tre sfidat interesante të ditës së sotme…

Delo.autor

MERKATO/ Roma nuk dëshiron Batshuayin në marrëveshjen për Dzekon

Q.Autor

Leave a Comment