Futboll Seria A Sport

DOPIETA E DYTË E PIATEK/ Gattuso bën krahasim komik: Bebet gjithmonë thonë “mam”, ndërsa ai thotë…

Dopieta e dytë e Krzysztof Piatek me fanellën e Milanit ishte prej atyre të rënda, që ka vlerë më shumë se tri pikë. Si ajo kundër Napolit, në Kupën e Italisë, që siguroi gjysmëfinalen, edhe dopieta kundër Atalanta pati shumë vlera. Kjo për shkak se siguroi fitoren kundër një rivali direkt për në zonën “Champions”.

Një distancim prej skuadrës së Etrit Berishës dhe Berat Gjimshtit, një sinjal i dërguar për të gjithë të tjerët, që luftojnë për zonën e sipërcituar. Sulmuesi polak i datëlindjes është një “vrasës” i vërtetë kuqezi. Ai ka shënuar 25 gola vetëm në pjesën e parë të sezonit, me dy skuadrat: Genoa dhe Milan.

17 prej këtyre golave janë realizuar në Serie A dhe 8 të tjerë në Kupën e Italisë. Numra marramendës, që fshijnë çdo dyshim për vlerën e sulmuesit në fjalë. Konfirmimi vjen edhe nga Gennaro Gattuso, i cili ka lavde pa fund për numrin e tij 19, siç raportohet nga “Corriere”:

“Piatek ka lindur për golin dhe në fushë e tregon qartë këtë. Bebet gjithmonë thonë “mam”, ndërsa në vend të kësaj, Piatek thotë gjithmonë “gol”. Sa herë që e hap gojën e tij është gjithmonë “gol”, “gol”, “gol”.

Tani për tani, golat e tij me Milanin janë 6 në 5 ndeshje, të gjitha duke luajtur si startues. Te Genoa kishte “ndalur” në kuotën e 19 golave dhe pati vlerën 35 milionë euro. Por, për Giorgio Perinetti, drejtor sportiv të “Il Grifone”, me kalimin te Milani, Piatek e ka dyfishuar vlerën e tij.

Duke folur për “Gazzetta dello Sport”, Perinetti ka nënvizuar: Duke luajtur me Milanin, polaku do të ketë një dimension tjetër në merkato. Genoa vinte bast për këtë, por nga nevoja kemi pranuar 35 milionë euro. Teorikisht, Piatek e ka dyfishuar tashmë vlerën e tij. Sot nuk mund të shitet për më pak se 70-80 milionë euro”.

Related posts

ËSHTË ZYRTARE/ Trajneri i mrekullive, Klopp rinovon me Liverpool deri në vitin…

Delo.autor

MANCHESTER UNITED-YOUNG BOYS/ Rangnick i beson dyshes së sulmit Greenwood-Elanga (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Guangzhou interesohet për mesfushorin e Napolit

Sadik.Autor

Leave a Comment