Futboll Premier League Sport

E ARDHMJA E MBROJTËSIT FRANCEZ/ Guardiola e aktivizon në çdo ndeshje, ja çfarë i ofron klubi

Mbrojtësi 24-vjeçar francez Aymeric Laporte, i ardhur janarin e vitit të kaluar te Manchester City ka bindur trajnerin Pep Guardiola me paraqitjen e tij. Jo vetëm kaq, por Laporte është titullar te skuadra e trajnerit spanjoll, që i beson shumë talentit francez. Madje këtë sezon ka qenë titullar në të gjitha takimet e Premier League me City. Ndaj klubi është gati t’i ofrojë rinovimin e kontratës.

Kontrata aktuale e Laporte me City skadon në vitin 2023, por ajo mund të shtyhet edhe për dy sezone të tjera, deri në vitin 2025. Francezi erdhi nga Ahtletic Bilbao janarin e vitit 2018, pasi Manchester City pagoi 57 milionë stërlina, shumë të cilën Laporte e ka përligjur në fushë (35 ndeshje e dy gola gjatë një viti kalendarik).

City nuk dëshiron të heqë dorë nga lojtari, që pritet të jetë një nga shtyllat e “qytetarëve” edhe sezonet në vijim. Sipas “The Times”, kontrata e re që Manchester City pritet t’i ofrojë mbrojtësit francez është vërtet e majme, me një rritje të konsiderueshme të rrogës nga viti në vit.

Related posts

Në Itali janë të sigurt/ Portieri brazilian Alisson shumë pranë klubit…

Isa.Autor

NJË DEKADË ME MANCHESTER CITYN/ Ja vendimi i dhimbshëm që merr mesfushori David Silva

Delo.autor

BASTET/ Luajnë finalen e madhe të “EURO 2020”, ja si kuotohen Italia dhe Anglia…

Delo.autor

Leave a Comment