Formula 1 Sport Të tjera

MOTO GP/ Piloti Marquez me këmbë në tokë: Nuk do të jem më ai piloti i dikurshëm

“Kanë qenë muaj të vështirë, por më në fund erdhi momenti të zbres në pistë. Ndjej fluturat që më lëvizin në stomak. Gjithsesi, ka ardhur momenti të argëtohem sërish, të rikthehem në MotoGP”.

Ka qenë ky komenti i pilotit spanjoll të Honda, Marc Marquez, që pas 9 muajsh do të rikthehet në pistë këtë fundjavë, në garë që zhvillohet në Portimao.

“Nuk do të jem ai pilot i dikurshëm, kam nevojë për pak kohë. Do të jetë një proçes i gjatë për t’u rikthyer Marc i dikurshëm, sidomos nga ana psikologjike”, tha Marquez, që i trembet ndonjë rrëzimi tjetër.

“Ndihem si në ditën e parë të shkollës, nervoz dhe janë ndjesi që nuk i përjetoja që nga viti 2008. Gjithsesi, jam i kënaqur që rikthehem. Jam optimist dhe realist, duke shpresuar që t’i ngjis shkallët një e nga një”, tha Marquez.

Related posts

DERBI I KRYEQYTETIT/ Partizani mes rikuperimeve dhe dyshimeve, ja formacioni i mundshëm ndaj “bardhebluve”…

Delo.autor

VIDEOLAJM/ Futbollisti spanjoll lë “nam”, shikoni gafën e tij me portën e boshatisur

Delo.autor

ANGLI-SHQIPËRI/ Çudia e madhe e Rejas, zhduket përsëri Armando Broja

Delo.autor

Leave a Comment