Futboll Premier League Sport

E BUJSHME ÇËSHTJA “KEPA”/ Mourinho: Është një situatë që më trishton, sepse…

Në Angli janë të shumtë ata që pyesin: “Si do të kishte reaguar Mourinho në vend të Maurizio Sarri, në lidhje me çështjen Kepa?”. Nga ana tjetër edhe vetë trajneri portugez nuk ka zhgënjyer pritshmëritë, pasi  ka komentuar episodin e bujshëm të ndodhur gjatë finales së Carabao Cup në Angli mes Chelseas dhe Manchester City.

“Për fatin e mirë, nuk më është dashur kurrë të përballem dhe të përjetoj situata të ngjashme. Nga njëra anë kuptoj portierin, sepse kërkon të dëshmojë personalitetin e tij. Ai kërkon të jetë i besueshëm dhe të tregojë se mund të presë penalltitë, për të çuar skuadrën drejt suksesit dhe kjo është një gjë e vlerësueshme”, shprehet Mourinho.

“Ajo që nuk shkon mirë është fakti që trajneri Sarri dhe gjithë të tjerët mbetën në një situatë shumë delicate, përfshirë një shok skuadre që ishte gati të futej në fushë. Në përfundim Caballero u fut në mes të një rrëmuje ku nuk ishte pjesë fare. Është një situatë që më trishton, sepse është vërtetë shumë e komplikuar”, konkludoi Mourinho.

Related posts

Historia e ish-futbollistit të Milanit/ Refuzoi Kombëtaren se… kishte shkollë

Sadik.Autor

MOTO GP/ Një super Dovizioso triumfon në Austri

Delo.autor

PO SHKËLQEN NË BUNDESLIGA/ Raiola zbulon planet e talentit Haaland dhe bën parashikimin e frikshëm

Delo.autor

Leave a Comment