Futboll Premier League Sport

E BUJSHME NË PREMIER/ Ja shifra astronomike që Mesut Ozil i kushton Arsenalit…

Kur Arsenali e “lidhi” Mesut Ozilin me një kontratë të re, në janar të vitit të kaluar, dukej si një nga “bizneset” më të mira. Ai rinovoi për 80 milionë euro në tri vite e gjysmë, por ka rezultuar një “bast” i humbur deri tani. Gjermani ka përfunduar në stol, si një lojtar i pavlefshëm në këtë sezon për trajnerin Unai Emery. Ka shënuar vetëm një gol në Kupat e Europës, duke e ndihmuar fare pak Arsenalin në këtë drejtim.

Sidoqoftë, para pak më shumë se 12 muajve, marrëveshja e rinovimit nuk mund të shikohej në një dritë ndryshe, përveçse pozitive. Ozil ishte “trashëgimia” e fundit e Arsene Wenger në “Emirates”. Për pasuesin e tij, Unai Emery, kampioni i botës me Gjermaninë ka qenë një lojtar periferik, duke luajtur vetëm 19 nga 39 ndeshje të mundshme dhe duke kontribuar vetëm me katër gola dhe dy asiste, në të gjitha garat e këtij sezoni.

Pra, rinovimi i kontratës së tij duket një peshë e madhe dhe e kotë financiare për klubin, sepse Ozil nuk është “çelësi” i planeve të Emery, ashtu siç ishte për Wenger. Trajneri aktual spanjoll vazhdon ta mbajë situatën të diskutueshme, duke këmbëngulur se Ozil është i rëndësishëm si kapiten i katërt i Arsenalit. Ai pretendon se trajtimi i duhur në stërvitje do ta rikthejë në më të mirën e vet 30-vjeçarin.

Në kohë të caktuara, ju duhet të provokoni fërkime me futbollistët, – tha Emery. – Nga të tilla fërkime mund të merrni diçka më shumë prej tyre, diçka që vjen nga brenda, një ndjenjë më të madh ambicieje, ose ndoshta edhe një ankesë. Në fund, gjëja kryesore për çdo futbollist është që cilësitë e tyre të përdoren në funksion të suksesit të ekipit”.

Sidoqoftë, me paratë e majme që merr (është lojtari më i paguar tek Arsenali), a përfiton ekipi nga Ozil? Deri më tani, marrëveshja e re me gjermanin i ka kushtuar Arsenalit 19 milionë stërlina, ose një shumë të pabesueshme prej 587 mijë stërlinash për çdo ndeshje të luajtur. Kjo shifër nuk do të përbënte problem, nëse Ozil do të ishte i vlefshëm me kontributet e tij.

Gjermani ka shënuar pesë gola që nga rinovimi dhe ka dhënë shtatë asiste, asnjë prej të cilëve nuk ka ardhur në sfida vendimtare. Koha e aktivizimit të Ozil ka qenë e kufizuar, deri në pikën që i ka kushtuar Arsenalit 7.600 stërlina për çdo minutë luajtur, ose 126 stërlina për çdo sekondë. Çdo asist i tij për gol iu ka kushtuar “Topçinjve” 1.2 milionë stërlina, çdo shans i krijuar 245.000 stërlina, çdo passim i saktë 12.300 stërlina.

Related posts

SFIDA NDAJ PARMËS NË KUPËN E ITALISË/ Lazio frikësohet, ylli i ekipit operohet me urgjencë

Delo.autor

Hajdutët i vjedhin shtëpinë arbitrit që “skuqi” Higuain

Isa.Autor

NUK ËSHTË REKORD/ Talenti i Real Madridit përgatit debutimin me Brazilin në…

Delo.autor

Leave a Comment