Futboll

Mainz-Bayern, miqtë kërkojnë fitoren e 8-të radhazi në Bundesliga

Mainz i vendit të 15-të do të presë në shtëpi Bayern Munich për javën e 21-të të Bundesliga-s. Pas një humbje 2-1 të pësuar në fullimin e sezonit kundër Borussia Monchenglabach, trajner Jupp Heynckes e ka udhëhequr skuadrën e tij drejt 11 fitoreve radhazi, duke mundur gjatë rrugës ekipe, si PSG, Borussia Dortmund dhe Bayer Leverkusen.

Sulmuesi i bavarezëve, Robert Lewnadowski ka realizuar një dygolësh në ndeshjen e luajtur mes këtyre dy skuadrave në fazën e parë të kampionatit, e fituar 4-0 nga kampionët në fuqi të Gjermanisë, dhe do të kërkoj ët përfitojë nga një mbrojtje që ka pësuar 15 gola në dhjetë ndeshje të kampionatit që ka luajtur në shtëpi.

Në 12 nga 13 takimet e fundit që këto dy ekipe kanë luajtur në fushën e Mainz në të gjitha kompeticionet, janë realizuar mbi 2.5 gola për ndeshje. Në fund, Bayern ka qenë i pamposhtur në 33 nga 37 takimet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë dhe ka fituar 8 takimet e fundit të Bundesliga-s.

Related posts

I DHUROI FITOREN SOUTHAMPTON/ “Shqiptari i parë”, edhe Premier League i gëzohet arritjes së yllit Broja (FOTO)

Delo.autor

Nuk gjeti hapësira/ Futbollisti SHQIPTAR i dërgon mesazh trajnerit të njohur

Isa.Autor

FUTBOLLISTI “KRISET” ME LAZION/ Inter dhe Napoli përgatisin ofensivën për ta transferuar

Delo.autor

Leave a Comment