Futboll La Liga Sport

E BUJSHME NË SPANJË/ Barcelona “i ka bërë dalje” Rakiticit për francezin

Një rrugë që e çon gjithmonë e më shumë Adrien Rabiot drejt Barcelonës është shumë e vërtetë që në fund të sezonit do të bëhet fakt, pavarësisht se presidenti Bartomeu u shpreh se nuk kanë firmosur parakontartë me mesfushorin e PSG-së.

Gazeta franceze “La Parisien” e ka bërë të qartë se e ardhmja e Rabiot është vetëm në Spanjë, me fanellën “blaugrana”, të gjitha pistat e tij drejt Anglisë kanë rënë. Mesfushori nuk ka firmosur parakontratë me Barcelonën, por sipas gazetës kjo mbetet një detaj.

Gjithçka është biseduar mes tij dhe drejtuesve: paga, bonuset dhe projekti sportiv i janë bërë të qarta lojtarit, i cili pret të lirohet nga “burgu” ku e ka futur klubi francez. Aktualisht Rabiot ka mbi dy muaj që nuk luan në një ndeshje zyrtare (një hakmarrje e PSG për mosrinovimin e kontratës), por kjo nuk e ka ndalur atë të përgatitet për një sezon të fortë të ardhshëm. Ai është gjithmonë i fundit që largohet nga stërvitja edhe pse e di që nuk do dalë në fushë për të luajtur.

Ivan Rakitic me “valixhe në duar”.

Afrimi i Rabiot do të thotë qartë se kroati nuk e ka më të ardhmen në Barcelonë. Pavarësisht vullnetit të tij për të vijuar të luajë aty, drejtuesit kanë ide të tjera për një lojtar 30-vjeçar. Për të interesi është i lartë nga disa klube dhe Barcelona mund të përfitojë një shumë të majme nga shitja e tij, ndërsa afron një të ri pa shpenzime në skuadër.

Një pistë tjetër është që Rakitic të qëndrojë te Barça edhe falë këmbënguljes së trajnerit Valverde, i cili ka marrëdhënie shumë të ngushtë me nënkampionin e botës. Rabiot dhe Rakitic mund të integrohen së bashku duke luajtur me rotacion, në këtë mënyrë edhe francezi fiton kohë për t’u përshtatur me katalanasit.

Related posts

FITORJA E DYTË RADHAZI/ Interi mposht Venecia-n me dyshen Calhanoglu-Lautaro, “Zikaltërit” -1 nga kreu

Delo.autor

Momenti qesharak/ Suedezi për pak sa nuk ja hoqi MBATHJET kundërshtarit (VIDEO)

Isa.Autor

Muller ‘shfryn’ ndaj mediave: Duan që te Bayern të ketë trazira

Q.Autor

Leave a Comment