Futboll

Dani Alves kërcënon Realin: Nuk kemi çfarë të humbim!

Dani Alves ka motivuar ekipin e tij para ndeshjes ndaj Real Madridit të vlefshme për Champions League.

“Në ndeshjen e parë, ndoshta na mungonte përvoja, sepse kemi pasur një kontroll të mirë të lojës, por kundër një ekipi të këtij niveli, ju kurrë nuk mund të relaksoheni. Ne zhvilluam 80 minuta lojë të mahnitshme, por munguam në 10 minuta të tjera për të shkuar larg në këtë ndeshje. Ndaj Real Madridit na duheshin 95 minuta perfekte”, u shpreh Alves.

“Ne duhet të përqendrohemi në qëllimin tonë. Duhet të jemi të vetëdijshëm se nuk mund të lëmë asgjë në dorë të të tjerëve, sepse kemi një kundërshtar të nivelit shumë të lartë përballë. Nuk kemi asnjë rrugë tjetër, duhet të japim gjithçka”.

“Një atmosferë e pabesueshme do të jetë e pamjaftueshme, nëse nuk bëjmë punën tonë në fushën e blertë. Një atmosferë e madhe do të ketë rëndësinë e saj, por ne duhet të mos shpërqendrohemi nga ajo që ndodh jashtë terrenit. Tifozët na japin forcë, e dimë se do të jenë atje dhe ne duam të kualifikohemi nëpërmjet tyre. Ne do të duhet të tregojmë se jemi pamposhtur në shtëpi”, shtoi ai.

Related posts

LIVE/ LIGA E KOMBEVE: Bullgaria përmbys Qipron, Maqedonia shënon edhe të 4-tin (VIDEO)

Isa.Autor

TEUTA-PARTIZANI/ Pas një gafe nga portieri Hoxha, sulmuesi Gjiorgev ndëshkon “Demat” (VIDEO)

Delo.autor

Gjoka: 4 pikë larg Teutës nuk janë asgjë në këtë kampionat

Q.Autor

Leave a Comment